Home / Lajme / Maqedoni / Ndalesë për lëvizje të automjeteve transportuese nga Kërçova drejt Gostivarit

Ndalesë për lëvizje të automjeteve transportuese nga Kërçova drejt Gostivarit

5 dhjetor-Në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” deri më tani janë realizuar të gjitha fluturimet, ndërsa në aeroportin e Ohrit “Shën Pali” nuk janë planifikuar fluturime, por prej atje informojnë se ai tani për tani është i hapur për qarkullim.

Komunikacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të reshjeve të borës dhe të shiut të cilat e përfshinë Maqedoninë. Ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese ka në aksin rrugor nga Kërçova drejt Gostivarit, ndërsa komunikacioni hekurudhor dhe ajror po zhvillohet pa probleme.

Në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” deri më tani janë realizuar të gjitha fluturimet, ndërsa në aeroportin e Ohrit “Shën Pali” nuk janë planifikuar fluturime, por prej atje informojnë se ai tani për tani është i hapur për qarkullim.

Në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale nëpër shtet qarkullimi po zhvillohet në mënyrë të ngadalësuar, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borës ka në të gjitha qafat e malit.

Në drejtimin rrugor Gostivar-Kërçovë është hequr ndalesë për automjete të rënda transportuese, përderisa në drejtimin nga Kërçova drejt Gostivarit ndalesa ende po vazhdon. Ekipet në detyrë të NP Rrugët e Maqedonisë janë në terren dhe punojnë në pastrimin e rrugës.

Te qarkullimi hekurudhor, siç informojnë nga Stacioni hekurudhor, ka vonesa të vogla. MIA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *