Home / Lajme / Maqedoni / Ndalohen dy shtetas të Shqipërisë

Ndalohen dy shtetas të Shqipërisë

Dy personat nga Shqipëria nuk kanë poseduar asnjë lloj dokumenti dhe së bashku me drejtuesine makinës janë arrestuar dhe mbajtur për procedurë të mëtejshme. Pas zbardhjes së plotë të rastit në lidhje me qëndrimin e tyre në Maqedoni do të inicohen edhe padi adekuate.

Kapen dy shtetas të Shqipërisë në Tetovë të cilët nuk kanë poseduar asnjë lloj dokumentacioni për qëndrim në Maqedoni.

Sipas policies, të enjten mbrëma në Tetovë në rrugën “Vidoja Smilevski Bato” në Tetovë policia ka ndaluar një veturë Mercedes me targa të Gostivarit e drejtuar nga 35 vjeçari (K.R) poashtu nga qyteti i Gostivarit. Në veturë kanë qenë edhe dy persona nga Shqipëria gjegjësisht nga qyteti i Librazhdit A.Ç (23) dhe N.Ç (20).

Dy personat nga Shqipëria nuk kanë poseduar asnjë lloj dokumenti dhe së bashku me drejtuesine makinës janë arrestuar dhe mbajtur për procedurë të mëtejshme. Pas zbardhjes së plotë të rastit në lidhje me qëndrimin e tyre në Maqedoni do të inicohen edhe padi adekuate.

Kohëve të fundit gjithnjë e më shumë është rritur numri i shtetasve të huaj që qëndrojnë në Maqedoni në mënyrë ilegale të cilët kryejnë punë të ndryshme në qytetet e Maqedonisë Perendimore.

Ata sipas burimeve policore qëndrojnë në vendin tonë si emigrant ekonomik dhe kryesisht janë shtetas të Shqipërisë sidomos pas krizës ekonomike që kaploi shtetin e Greqisë ku shumica e emigrantëve në këtë vend janë pikërisht nga Shqipëria. (U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *