Home / Lajme / Maqedoni / Ndërpritet greva fillon pastrimi i Tetovës

Ndërpritet greva fillon pastrimi i Tetovës

Është ndërprerë greva dhe ka filluar pastrimi i qytetit, ndërsa nga dita e enjte pastrimi filloi me intensitet më të shtuar. Në disa pjesë mund të ketë ngecje për shkak të sasisë së madhe të grumbulluar të mbeturinave por shpresojmë se tërësisht hedhurrinat deri në fund të kësaj jave do të pastrohen. Janë paguar dy rroga, ndërsa ka ngelur edhe një rrogë pa u paguar të cilën shpresojmë ta paguajmë javëne ardhëshme”, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, Ajet Murati

Ndërpritet greva dyjavore e 130 punëtorëve të njësisë “Higjiena” në kuadër të Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë. Pasi kanë marrë vetëm avansin e parë të tre rrogave të papaguara, punëtorët kanë venmdosur që të pastrojnë qytetin nga hedhurinat të cilët gati se dy javë nuk grumbulloheshin. Këtë kohë sa ka zgjatur greva, hedhurinat nuk janë grumbulluar nga kontajnierët të cilët gjithandej ishin stërmbushur me mbeturina nëpër qytet. Punëtorët grevist hynë në grevë duke kërkuar pagesën e tre rrogave të ngelura dhe kontributet shëndetësore bashkë me atë të pensionit. Ata rrefuzuan të pastrojnë qytetin dhe të grumbullojnë mbeturinat deri në pagesën e tre rrogave, por pas marrjes së avansit ata janë pajtuar që ta pastrojnë qytetin. Nga Ndërmarrja Publike komunale Tetova-Tetovë kanë njoftuar se dy rrogat u janë paguar punëtorëve, kurse gjatë javës së ardhëshme do të paguhet edhe rroga e tretë. “Është ndërprerë greva dhe ka filluar pastrimi i qytetit, ndërsa nga dita e enjte pastrimi filloi me intensitet më të shtuar. Në disa pjesë mund të ketë ngecje për shkak të sasisë së madhe të grumbulluar të mbeturinave por shpresojmë se tërësisht hedhurrinat deri në fund të kësaj jave do të pastrohen. Janë paguar dy rroga, ndërsa ka ngelur edhe një rrogë pa u paguar të cilën shpresojmë ta paguajmë javëne ardhëshme”, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, Ajet Murati. Ai theksoi se hedhurinat dërgohen për në Rusino pas pastrimit të rrugës, ndërsa prioritet kanë hedhurinat ku sasia është më e madhe pranë kontajnierëve. Nga ana tjetër punëtorët grevist kanë konfirmuar se ndërprejnë grevën pasi që kanë marrë dy rroga dhe do të pastrojnë hedhurinat nëpër qytet të grumbulluara tashmë dy javë. “Kemi marrë premtime se deri në fund të këtij muaji do të na paguajnë rrogat dhe kemi filluar me punë. Një pjesë janë paguar dhe kemi shpresa se e njejta situatë nuk do të përsëritet në të ardhmen”, tha Shaban Nesimi, punëtorë në njësinë Higjiena. Ndryshme, 130 punëtorë në NPK, grevën e filluan për shkak se ndërmarrja nuk u kishte paguar tre rrogat e fundit dhe kontributet shëndetësore dhe si pasojë e grevës qyteti u ngulfat nga mbeturinat gjithandej. Arsyetimi i drejtuesve të NPK-së ka qenë se për shkak të pagesës së vogël nga ana e qytetarëve të tatimeve komunale për shërbimet që ofron kjo ndërmarrje. Nga NPK-ja vazhdimisht kanë apeluar që qytetarët në kohë të shlyejnë faturat ndaj saj, ngase në të kundërtën për ata që nuk paguajnë nuk do të ketë shërbime.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *