Home / Lajme / Maqedoni / Në pjesën qendrore të Shkupit edhe 5 përmendore të reja

Në pjesën qendrore të Shkupit edhe 5 përmendore të reja

Shkup, 27 Dhjetor – Në pjesën qendrore të Shkupit do të vendosen edhe pesë përmendore të tjera të reja në kuadër të projektit – Shkupi 2014.

Komuna Qendër e Shkupit sot në mbledhjen e 95 të saj pritet të miratojë vendimin për vendosjen e këtyre përmendoreve të reja. Sipas njoftimit të komunës do të vendosen përmendoret e personaliteteve historike maqedonase, gjeneralit Mihajllo Apostolski, revolucionarëve maqedonas Nikola Petrov Rusinski, Pere Toshev dhe Andon Janev.

Gjithashtu pritet të vendoset edhe busti i Shën Lidija Makedonka, e njohur si maqedonasja e parë që ka kaluar në fenë krishtere.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *