Home / Lajme / Maqedoni / Në Qafë Thanë tentim për transferim të 900.000 denarëve

Në Qafë Thanë tentim për transferim të 900.000 denarëve

7 dhjetor-Ashtu siç kumtoi sot Drejtoria doganore, paratë janë gjetur në autobusin i cili ka qarkulluar në linjë të rregullt Itali-Maqedoni me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë. Shoferi nuk ka lajmëruar asgjë për kontroll doganor, por inspektoratët të cilët kanë kryer kontrollin e autobusit në pjesën e bagazhit kanë gjetur qese prej najloni me 1.020.000 denarë për të cilat shoferi nuk ka poseduar asnjë dokument

Inspektorët mobil doganor në vendkalimin kufitar Qafë Thanë kanë penguar tentimin për transferimin e 900 mijë denarëve.

Ashtu siç kumtoi sot Drejtoria doganore, paratë janë gjetur në autobusin i cili ka qarkulluar në linjë të rregullt Itali-Maqedoni me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë. Shoferi nuk ka lajmëruar asgjë për kontroll doganor, por inspektoratët të cilët kanë kryer kontrollin e autobusit në pjesën e bagazhit kanë gjetur qese prej najloni me 1.020.000 denarë për të cilat shoferi nuk ka poseduar asnjë dokument.

Në pajtueshmëri me dispozitat ligjore, 120 mijë denarë, i janë kthyer shoferit, ndërsa 900 mijë i janë marrë.

Paratë janë deponuar në Arkën e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, ndërsa kundër kundërvajtësit është përgaditur procesverbal për shkelje të kryer devizore dhe është filluar procesi për konfirmimin e përgjegjësisë para Komisionit për kundërvajtje pranë drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *