Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë sot minus -19 gradë, qyteti më i ftohtë

Në Tetovë sot minus -19 gradë, qyteti më i ftohtë

Tetova sot ka qenë një ndër qytetet me temperatura më të ulta, në krahasim me qytetet e tjera.

Temperatura e mëngjesit u regjistrua në – 19 gradë celsius, ndërsa gati e njëjta temperaturë është regjistruar edhe në Manastir, Berovë dhe Prilep, rreth 16 gradë celsius.
Në Shkup në orët e mëngjesit është regjistruar temperatura – 13 gradë celsius. Ndërsa qytetet me temperatura më të larta ka qenë Ohri me – 4 dhe Dojrani me – 3 gradë celsius.

Moti sot do të jetë kryesisht i vrenjtur, ndërsa në fund të ditës do të jetë me vranësira. Në disa lugina do të ketë mjegull dhe erë nga jugu. Në Shkup temperatura e ditës do të mbërrijë në 1 gradë celsius, në Tetovë dhe Gostivar – 2, ndërsa temperatura më e lartë do të jetë në Gjevgjeli 7 gradë celsius. Gjatë fundjavës do të ketë rritje temperaturash, ndërsa të dielën pritet një valë e re reshjes, por të shiut. Sipas meteorologëve, reshje të borës nuk priten.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *