Home / Sport / Neimar ëndërron Evropën

Neimar ëndërron Evropën

Ylli brazilian Neimar, një nga më të kërkuarit e klubeve më të rëndësishmenë botë, ka pranuar se vazhdon të ëndërrojë të luajë në të ardhmen në futbollin evropian.

“Jam i lumtur, luaj i qetë dhe argëtohem, pranë familjes dhe miqve të mi. Momenti për të luajtur në Evropë do të vijë, pasi të luaj aty është një ëndërr që kam që fëmijë. Megjithatë, prapë sot nuk e shoh veten duke luajtur në një ekip tjetër që nuk është Santos”, deklaroi 20 vjeçari.
Lojtari ka pranuar se ka filluar të ndjejë pak trysninë e fanellës së Brazilit, sidomos tani që afron prova e parë e rëndësishme, Kupa e Konfederatave e vitit 2013, që zhvillohet në Brazil nga 15 qershori i vitit 2013.
“Do të jetë një mundësi e mirë për të luajtur një turne me kombëtaren në Brazil dhe jam shumë në ankth rreth këtij fakti”, pranoi lojtari që padyshim do të jetë më i vëzhguari në këtë aktivitet, pasi pritet që ai të japë sinjalet se është lideri i kombëtares dhe është në gjendje të drejtojë Brazilin drejt sukseseve.
Kupa e Konfederatave është prova e përgjithshme e Brazilit para Botërorit 2014, për të parë se ku qëndron në krahasim me disa nga ekipet më të njohura të botës, pasi në këtë turne marrin pjesë edhe kombëtaret e Spanjës e Italisë, pa harruar Uruguain e Meksikën.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *