Home / Sport / Nënkryetari i FFM-së përkrah tërheqjen e Shkëndijës

Nënkryetari i FFM-së përkrah tërheqjen e Shkëndijës

“Unë përkrah vendimin e klubit të Shkëndijës për ta braktisur fushën e gjelbër, pasi në ato momente kur tifozët u futën në stadium, lojtarët si dhe kryesia e klubit “kuqezi”, kanë pasur frikë dhe kuptohet se çdo kush do të kishte larguar ekipin nga fusha, që mos të vjen deri te ndonjë incident më i madh. Them se pikët nuk janë të rëndësishme sa është mbrojta e lojtarëve”, deklaroi nënrkyetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Qenan Idrizi.

Edhe pse nga Federata e Futbollit të Maqedonisë aludojnë në gabim të ‘kuqezinjëve’ në vendimin për të tërhequr skuadrën nga tereni, për nën-kryetarin e FFM-së, Qenan Idrizin, kjo tërheqje ishte me vend. Sipas tij, shëndeti i lojtarëve është mbi të gjitha dhe kryesia veproi mirë kur vendosi sigurinë e futbollistëve, para rezultatit. “Një tifozllëk katastrofal nga ana e nikoqirëve. Për mua tifozët e skuadrës së Teteksit, të cilët kishin ardhur për të parë ndeshjen, o të thosha se nuk janë tifozë, por huliganë që mbushën stadiumin vetëm për të ofenduar shqiptarët dhe lojtarët e Shkëndijës. Ata tifozë duhet dënuar menjëherë. Ndërkaq unë përkrahi vendimin e klubit të Shkëndijës që ata vendosën për ta braktisur fushën e gjelbër, pasi në ato momente kur tifozët u futën në stadium, lojtarët si dhe kryesia e klubit “kuqezi”, kanë pasur frikë dhe kuptohet se çdo kush do të kishte larguar ekipin nga fusha, që mos të vjen deri te ndonjë incident më i madh. Them se pikët nuk janë të rëndësishme sa është mbrojta e lojtarëve”, deklaroi nënrkyetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Qenan Idrizi.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *