Home / Sport / Nexhipi, Berisha dhe Ejupi në kombëtare

Nexhipi, Berisha dhe Ejupi në kombëtare

“Normal që jemi të kënaqur me këtë ftesë dhe shpresojmë të kemi rastin të luajmë. Vlerësimi i seleksionuesit na bën të besojmë se mbase kemi bërë mirë punën tonë te ekipi ynë. Shpresojmë që të tregojmë lojë të mirë dhe të vërtetojmë seleksionuesin se nuk ka gabuar”, shprehen njëzëri tre futbollistët e Shkëndijës, të cilët do të veshin fanellën e ekipit kombëtar.

Mesfushori Nderim Nexhipi, mbrojtësi Sedat Berisha dhe sulmuesi Muzafer Ejupi janë tre futbollistët e Shkëndijës dhe tre shqiptarët e vetëm të përfshirë në listën e seleksionuesit të kombëtares së Maqedonisë, për miqësoren e rradhës me Poloninë më 14-të dhjetor në Antali të Turqisë. Janevski këtë takim kontrollues do ta shfrytëzojë për të provuar potencialin e futbollistëve që luajnë në kampionatin vendor dhe në mesin e të ftuarve gjithsej janë 19-të futbollistë nga skuadra të Ligës së Parë të Maqedonisë, kurse vetëm portieri Kristian Naumovski i Dinamo Bukureshtit dhe Daniel Mojsovi i Vojvodinës vijnë prej jashtë. “Normal që jemi të kënaqur me këtë ftesë dhe shpresojmë të kemi rastin të luajmë. Vlerësimi i seleksionuesit na bën të besojmë se mbase kemi bërë mirë punën tonë te ekipi ynë. Shpresojmë që të tregojmë lojë të mirë dhe të vërtetojmë seleksionuesin se nuk ka gabuar”, shprehen njëzëri tre futbollistët e Shkëndijës, të cilët do të veshin fanellën e ekipit kombëtar. Skuadra e Vardari është ekipi që jep më shumë reprezentues në këtë listë, gjithsej 5, Napredoku vjen me 4, ndërsa Shkëndija jep 3 futbollistë. Nga dy të tillë japin Rabotniçki dhe Horizonti, ndërsa interesant është fakti se nuk ka asnjë futbollistë të Metalurgut. Nga futbollistët e grumbulluar bie në sy edhe ftesa për portierin më shtatshkurtë në LPFM, Stojan Dimovski nga Horizonti. Grumbullimi i parë i kësaj kombëtareje do të bëhet të dielën në hotelin ‘Kontinental’ në Shkup, ndërsa seleksionuesi Janevski të ejnten në orën 11:00 do të organizojë takim me gazetarë, ku do të jepë detaje për këtë miqësore dhe pritjet e tij nga futbollistët vendas.

Lista:
Portierë:
Kristijan Naumovski (Dinamo Bukuresht-Rumani), Stojan Dimovski (Horizont T.), Daniel Bozhinovski (Sileks).

Mbrojtës: Vlladica Brdarevski (Rabotniçki), Tome Kitanovski (Pelister), Sedat Berisha (Shkëndija), Daniel Mojsov (Vojvodina-Serbi), Vlladimir Dimitrovski (Rabotniçki), Mite Cikarski (Vardar).

Mesfushorë: Ostoja Stjepanoviq (Vardar), Predrag Rangjelloviq (Vardar), Filip Najdovski (Napredok), Nderim Nexhipi (Shkëndija), Dejan Bllazhevski (Horizont T.), Vlladimir Petrevski (Napredok), Ivan Mitrov (Bregallnica).

Sulmues: Dragan Gjorgiev (Vardar), Muzafer Ejupi (Shkëndija), Jovan Kostovski (Vardar), Marko Simonovski (Napredok), Riste Markovski (Napredok).

‘Stpoanska Banka’ sponsor i FFM-së

Drejtuesit e rinjë të FFM-së të ejnten në takim me gazetarë do të bëjnë publik edhe sponsorin e ri të federatës, ‘Stopanska Bankën’. Në takimin me gazetarë do të jenë të pranishëm edhe presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski, si dhe drejtori i përgjithëshëm i ‘Stopanska Bakës’, Gligor Bishev.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *