Home / Lajme / Maqedoni / Neziri: Në mars pensione më të larta për 5 për qind

Neziri: Në mars pensione më të larta për 5 për qind

Pas miratimit të buxhetit për vitin 2013 281 mijë pensionistë do të marinë 5 për qind më shumë në mars të vitit të ardhshëm tha me këtë rast drejtori i këtij institucioni Bekim Neziri.

Shkup, 27 Dhjetor – Neziri mes tjerash tha se Fondi ka në kontroll të gjitha komisionet të cilat merren me të drejtën e pensionit invalidor, njëkohësisht premtoi se fondi do të punojë në mënyrë transparente që komisioni të funksionojë në mënyrë ekspeditive.

-Premtuam se do të luftojmë komisionin invalidor ose gjegjësisht personat që merren me të drejtën e pensionit invalidor do të punojmë në mënyrë transparente dhe do të mundohemi që ky komision të funksionojë në mënyrë ekspeditive, të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të përcjellin fondin pensional invalidor ne ueb faqen e internetit si të paraqet parregullsi eventuale ato gjithashtu dhe njëkohësit mund të informohen për çdo muaj se si punon Fondi Pensional Invalidor, shprehet Bekim Neziri.

Neziri gjithashtu informoi se për herë të parë qytetarët do të kenë mundësi të bëjnë kërkesa për pension invalidor vetëm brenda 24 ditëve e jo siç ishte deri më tani siç kanë pritur me muaj, ai gjithashtu bëri të ditur se Fondi Pensional ka paraparë edhe reforma shtesë për vitin e ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *