Home / Lajme / Maqedoni / Nimic në janar në Athinë me propozim të ri për emrin

Nimic në janar në Athinë me propozim të ri për emrin

15 dhjetor-“Arritja e marrëveshjes për çështjen e emrit me Athinën është çelësi për hapjen e rrugës së Maqedonisë drejt anëatrësimit në BE”, deklaroi mbrëmë kryeministri grek Andonis Samaras pas samitit dyditor në Bruksel.

Ndërmjetësuesi i KB-ve Methju Nimic në fillim të janarit në Athinë do të paraqesë propozim të ri për zgjidhjen e çështjes për emrin, lajmëron “Katimerini”.

“Arritja e marrëveshjes për çështjen e emrit me Athinën është çelësi për hapjen e rrugës së Maqedonisë drejt anëatrësimit në BE”, deklaroi mbrëmë kryeministri grek Andonis Samaras pas samitit dyditor në Bruksel.

“Ka shumë zhvillim pozitiv. Për herë të parë, Këshilli Evropian unanimisht vendosi se zgjidhja e emrit me Shkupin është parakusht për fillimin e negociatave inkuadruese. Porosia deri te Shkupi është e qartë. Ata duhet të marrin hapa të vërteta që ta zgjidhin këtë mosmarrëveshje. Ka dy çelësa të cilët e hapin derën. Njëri është tek ata, ndërsa tjetrin e ka Evropa”, tha Samaras.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Nimic do ta vizitojë Athinën në javën e dytë të janarit që të negociojë për propozim të ri. Sipas burimeve të “Katimerini”-it, propozimi nuk pritet të jetë shumë më i ndryshëm nga ai në korrik të vitit 2009 i cili ishte “Republika Veriore e Maqedonisë”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *