Home / Lajme / Maqedoni / Nishani nderoi Lazim Destanin me titullin “Nderi i Kombit”

Nishani nderoi Lazim Destanin me titullin “Nderi i Kombit”

28 dhjetor-“Për mua, si President i Shqipërisë, është një moment për të përcjellë në emër të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë vlerësimet, falënderimet për këtë kontribut, për këtë emër të mirë që ju keni ndërtuar për shqiptarët, ku keni jetuar dhe punuar. Gjej rastin gjithashtu t’i shpreh falenderimet dhe mirënjohjen, për kontributin dhe për një gjurmë të rëndësishme që latë, në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit shqiptar në kryeqytetin tonë të përbashkët, në Tiranë”, vlerësoi ndër të tjera Presidenti Nishani.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, nderoi sot biznesmenin me origjinë nga Tetova, Lazim Destani, me Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin “Për kontributin e jashtëzakonshëm në mbështetje të iniciativave me karakter kombëtar dhe krijimin e imazhit pozitiv të Shqipërisë në botë”.

Në ceremoninë e dekorimit të Destanit, morën pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe pjesëtarë të familjes Destani.Në fjalën përshëndetëse, Nishani shprehu mirënjohjen institucionale për zotin Lazim Destani, i cili me punën, përkushtimin, mençurinë dhe guximin e tij i ka dhënë një nder emrit ‘shqiptar’ sot në botë.

“Për mua, si President i Shqipërisë, është një moment për të përcjellë në emër të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë vlerësimet, falënderimet për këtë kontribut, për këtë emër të mirë që ju keni ndërtuar për shqiptarët, ku keni jetuar dhe punuar. Gjej rastin gjithashtu t’i shpreh falenderimet dhe mirënjohjen, për kontributin dhe për një gjurmë të rëndësishme që latë, në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit shqiptar në kryeqytetin tonë të përbashkët, në Tiranë”, vlerësoi ndër të tjera Presidenti Nishani.
Pas leximit të dekretit presidencial nga Sekretari i Përgjithshëm, Bardh Spahia, Lazim Destani e falënderoi Presidentin e Shqipërisë për nderimin e madh që i bëri personalitetit të tij dhe solli në mendje fjalët e të atit të tij para se të nisej për kurbet në Gjermani.
“Biri im, paç rrugë të mbarë! Dhe po të lë një amanet. Ngado që të shkosh, gjithmonë kujto vendin tënd, sepse këtu do të kthehesh përsëri!”. Këto fjalë m’u ngulën thellë në mendje e në zemër dhe çdo gjë që bëra në jetë, e lidha me vendin dhe popullin tim. Urdhri “Nderi i Kombit” për mua është dhe do të mbetet dekorata më e lartë, sepse e marr nga Shqipëria, e marr nga Presidenti i Republikës, nga populli, të cilët me krenari të madhe i takoj”, u shpreh Destani

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *