Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit shqiptarë dhe maqedonas së bashku ndjekin mësimet

Nxënësit shqiptarë dhe maqedonas së bashku ndjekin mësimet

23 dhjetor-Në sistemin fillor arsimor në Maqedoni është duke u realizuar projekti i arsimit të integruar, që nënkupton të mësuarit në gjuhën e bashkësisë tjetër etnike. Aplikimi i tij u realizua në 25 komuna të vendit ku janë përfshirë rreth 70 shkolla.

Përderisa më të vjetrit zhvillojnë debate për çështje me karakter ndëretnik, nxënësit e disa shkollave fillore në Maqedoni janë dëshmi e mjaftueshme se të rinjtë shqiptarë dhe maqedonas dinë të mësojnë dhe të jetojnë bashkë.

Në sistemin fillor arsimor në Maqedoni është duke u realizuar projekti i arsimit të integruar, që nënkupton të mësuarit në gjuhën e bashkësisë tjetër etnike. Aplikimi i tij u realizua në 25 komuna të vendit ku janë përfshirë rreth 70 shkolla.

Projekti për arsim multietnik “Të mësojmë së bashku” të cilin e ka organizuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Ambasadën e Norvegjisë, ka për qëllim afrimin midis nxënësve nga enti të ndryshme të shkollave fillore në Maqedoni.

Kështu janë shprehur pjesëmarrësit këtyre institucioneve të cilët prezantuan disa nga aktivitetet e projektit në fjalë.

Me këtë rast nxënësit u shprehen se edhe përkundër përkatësive të tyre të ndryshme fetare dhe etnike kur janë bashke ndjehen të njëjtë.

“Nga ky projekt jam shumë i kënaqur sepse kamë bashkëpunuar me nxënës të etniteteve të ndryshme, të përkatësive fetare të ndryshme, me gjuhë të ndryshme dhe nga kjo mësova shumë gjëra”.
“Unë mësova që duhet të shoqërohem me nxënës tjerë, pa marrë parasysh a janë Katolik apo Musliman, ose cilit etnitet i përkasin ata. Ajo që mu dukë shumë interesant ishte kur ne vizituam xhamin apo kishën” – thanë disa nga nxënësit pjesëmarrës në këtë projekt. .

Arsimtarë të kënaqur nga rezultatet të projektit , apelojnë që edhe në të ardhmen të organizohen projekte të ngjashme që do të kontribuojnë në ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe në arsimin e integruar.

“Sipas mendimit tim edhe u arrit qëllimi për bashkëpunimin e ndërsjellë midis nxënësve që ishin pjesëmarrës në këtë projekt. Përmes punëtorive të ndryshme u arrit që nxënësit të afrohen mes vete” – tha arsimtari, Makust Bakiu.

Sipas tij, vlera e madhe e këtij projekti kuptohet kur të shihni një grup nxënësish dhe arsimtaresh te etniteteve të ndryshme se si bashkërisht te vizitojnë, kisha, xhami. Kështu nxënësit njihen me kulturën e njëri tjetrit duke harruar paragjykimet”.

Ndërkaq zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri, u shpreh se pjesa e pare e projektit është realizuar me sukses. Sipas tij nxënësit e etniteteve te ndryshme tanimë kanë krijuar një rrjet komunikimi mes veti duke thyer kështu barrierat e dallimeve. (INA)

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *