Home / Lajme / Botë / Obama ka vendosur ta nominojë Xhon Krerin për sekretar shtetëror të SHBA-së

Obama ka vendosur ta nominojë Xhon Krerin për sekretar shtetëror të SHBA-së

16 dhjetor-
Keri, senator nga Masaçusetsi dhe kandidat presidencial i Partisë Demokratike në vitin 2004, shquhet për pëvojën e tij dhe aftësitë e ndërtimit të marrëdhënieve.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka vendosur të nominojë senatorin Xhon Keri në postin e sekretarit amerikan të shtetit, raporton CNN duke u thirrur në burimet e veta.

Nëse konfirmohet nga Senati, Kerry do të zëvendësojë Hilari Klintonin, e cila planifikon të lërë pozitën brenda administratës.

Keri, senator nga Masaçusetsi dhe kandidat presidencial i Partisë Demokratike në vitin 2004, shquhet për pëvojën e tij dhe aftësitë e ndërtimit të marrëdhënieve.

Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka konfirmuar lajmin për nominimin e tij.

Javën e kaluar, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Suzan Rajs, ka tërhequr emrin e saj nga shqyrtimi për postin e sekretares së shtetit.

Ajo ka qenë njëri nga emrat më të përfolur për këtë pozitë

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *