Home / Lajme / Maqedoni / Orav: Të drejtat e njeriut janë gjithmonë lartë në listën e prioriteteve të BE-së

Orav: Të drejtat e njeriut janë gjithmonë lartë në listën e prioriteteve të BE-së

10 dhjetor-Euroambasadori Orav theksoi se shumë i rëndësishëm është edhe roli i organizatave ndërkombëtare në sferën e të drejtave të njeriut dhe në këtë drejtim, potencoi, lartë e repsketon rolin që e kanë OJQ-të në vend.

Të drejtat e njeriut janë gjithmonë në fokus të BE-së dhe ajo ashtu do të mbetet. BE u përkushton kujdes të madh të drejtave të njeriut brenda, por edhe jashtë Unionit. BE ka 142 delegacione, në suaza të shërbimit për punë të jashtme mbrë botën, ndërsa të drejtat e njeriut janë lartë në listën e prioriteteve të këtyre departamenteve.

Këtë e potencoi ambasadori Aivo Orav sot në fjalimin me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe çmimi Nobel për paqe dhënë BE-së.

“Zgjedhjet janë vetëm hapi i parë në rrugën e demokratizimit dhe të drejtave të njeriut. Vendi juaj është kandidate për anëtarësim në BE dhe nënkupton vetëm në vehte se vendi-kandidat duhet t’i respektojë të drejtat e njeriut “, tha Orav, në shënimin e ditës për të drejtat e njeriut që këtë vit festohet mbi moton “Inkluzion, përfshirje dhe e drejtë e secilit të marrë pjesë në jetën publike”.

Ky vit, theksoi ai, është shumë i vlefshëm për BE-në për shkak se është miratuar edhe strategjia për të drejtat e njeriut, ndërsa është emëruar edhe i dërguari special për të drejtat e njeriut.

Euroambasadori Orav theksoi se shumë i rëndësishëm është edhe roli i organizatave ndërkombëtare në sferën e të drejtave të njeriut dhe në këtë drejtim, potencoi, lartë e repsketon rolin që e kanë OJQ-të në vend.

Orav sot i ndau edhe grantet për vitin 2012 në suaza të Instrumentit evropian për demokraci dhe të drejtat e njeriut.

Euroambasadori Orav përkujtoi se sot në solemnitetin në Oslo do t’u ndahet çmimi Nobel për paqe liderëve të BE-së.

Lidhur me komentet se ndoshta BE-ja nuk e meriton çmimin Nobel për paqe, Orav tregoi se është shumë e rëndësishme të përkujtohemi pse është e krijuar BE-ja.

“Luftërat më të mëdha botërore filluan pikërisht në Evropë, mes forcave evropiane më të mëdha. Franca dhe Gjermania sot punojnë së bashku në institucionet e BE-së dhe fjalë kyçe në të gjithë atë është pajtueshmëria”, sqaroi mes tjerash euroambasadori Orav. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *