Home / Lajme / Maqedoni / Paralajmërohen tregtarët e mjeteve piroteknike

Paralajmërohen tregtarët e mjeteve piroteknike

20 dhjetor-“Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, apelon deri tek tregtarët, prindërit dhe fëmijët që të përmbahen nga shitja, blerja dhe aktivizimi I të njejtave në vende publike. Kjo paraqet thyerrje të ligjit, për të cilën parashihet gjobë prej 200 deri në 500 euro. Ndërsa furnizimi si dhe distribuimi në treg I sasisë më të madhe të mjeteve piroteknike është vepër penale për të cilën parashihet dënim në para ose burg deri në tre vjet”, thuhet në apelin e lëshuar nga Sketori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Me afrimin e festave të fundvitit gjithnjë e më shumë është evidente paraqitja e shitësve të mjeteve piroteknike nëpër vende të ndryshme në Tetovë. Gjithnjë me afrimin e datave të festave Pollogu përfshihet nga këta shitës kurse blerës potencial janë edhe të vegjëlit.

Së këndejmi Policia e Tetovës ka dalur të hënën me një apel drejtuar të gjithë atyre që tregtojnë me këta mjete piroteknike ndërsa ka rikujtuar edhe për gjobat e larat që parashihen ndaj atyre që do të kapen duke u marrë me këtë veprimtari të paligjshme.

“Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, apelon deri tek tregtarët, prindërit dhe fëmijët që të përmbahen nga shitja, blerja dhe aktivizimi I të njejtave në vende publike. Kjo paraqet thyerrje të ligjit, për të cilën parashihet gjobë prej 200 deri në 500 euro. Ndërsa furnizimi si dhe distribuimi në treg I sasisë më të madhe të mjeteve piroteknike është vepër penale për të cilën parashihet dënim në para ose burg deri në tre vjet”, thuhet në apelin e lëshuar nga Sketori për Punë të Brendëshme në Tetovë, transmeton TV KOHA.

Më tej në apel thuhet se janë ndërmarrë tani më masa për parandalimin e kësaj dukurie në Tetovë dhe Gostivarë.

“Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, me qëllim të mirë apelon deri tek nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, që të qëndrojnë më larg këtyre mjeteve të rrezikshme, të cilët në shumicën e rasteve lënë edhe pasoja serioze ndaj shëndetit të tyre.

SPB-ja, tashmë në Tetovë dhe Gostivar ka përforcuar kontrollet në vendet ku shiten këta mjete piroteknike dhe në kontinuitet ka ndërmarrë masa për t`u përballur me këtë dukuri, njofton TV KOHA.

Në kuadër të këtyre masave parashihen edhe paraqitje penale ndaj të gjithë atyre që shesin dhe aktivizojnë pushkaliqe në vende të ndryshme”, thuhet në fund të apelit.

Ndryshe, vitin e akluar, gjatë shënimit të festave të vitit të ri, duke aktivizuar mjete piroteknike shumë qytetarë në mesin e tyre edhe të vegjël kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Tetovës si pasojë e lëndimeve trupore. (U.H

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *