Home / Lajme / Maqedoni / Parlamentarët gjermanë të ndarë rreth konkluzioneve për Maqedoninë

Parlamentarët gjermanë të ndarë rreth konkluzioneve për Maqedoninë

14 dhjetor-“Ndoshta nuk është korrekte, por jeta është është e tilëë – nuk është çdoherë korrekte/ Popullariteti i zgjerimit në Gjermani dhe Evropë nuk është posaçërisht e madhe, sepse duhet të kemi kujdes që të përmbushen kriteret. Në këtë vendet kandidate, midis të cilave është edhe Maqedonia me siguri shikojnë si në padrejtësi, por e tillë është realiteti dhe këtë haptazi e them”, komentoi Shtiner.

Parlamentarët gjermanë me interpretime të ndryshme të konkluzioneve të Këshillit të Evropës për Maqedoninë dhe fillimin e negociatave inkuadruese. Optimistët konsiderojnë se përcaktimi politik i BE-së për anëtarësimin e Maqedonisë është e qartë, vetëm nevojitet edhe pak durim, përkundër pesimistëve të cilët thonë se do të duhet edhe shumë gjatë të pritet.

Siç publikoi Dojçe Vele duke iu referuar burimeve mirë të informuara, Gjermania dhe një grup i vendeve të cilat tradicionalisht janë të angazhuara në Ballkan nga pas po bëjnë shumë që zgjerimi të mos ndalet. Dhe konkretisht, siç thonë, formula për kontestin rreth emrit, i cili po e ndal rrugën evropiane të Maqedonisë me siguri do të jetë pjsë e pakos së çështjeve të hapura, të cilat duhet të mbyllen gjatë zgjidhjes së krizës financiare greke.

Sipas Jirgen Klimke i CDU/CSU dhe anëtar i Komisionit për politikë të jashtme të Bundestagut, BE-ja dhe Gjermania nuk heqin dorë nga zgjerimi.

“BE-ja nuk heq dorë nga zgjerimi i mëtejshëm. Konkluzionet nga e marta janë vetëm ndërstacion. Edhe për seancën e Këshillit të Evropës nuk ka konkluzion formal se procesi i zgjerimit do të ngadalësohet ose ndërpritet. Përkundrazi, Gjermania, siç më shumë herë është thënë e mbështet zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Maqedonia duhet të ketë deri në pranverë edhe pak durim”, vlerëson Klimke.

Optimist është edhe Rajner Shtiner, i cili thotë se në konkluzionet të cilat janë të përgatitura për Këshillin e Evropës (gjithsej pesë, prej 38 deri 42) qartë “konfirmohet se Maqedonia është e gatshme dhe i përmbush kriteret politike që të ecë përpara”.

“Do të thotë, përcaktimi politik është i qartë. Në nenin 42, madje, thuhet se data për negociata do të përcaktohet në pranverën e vitit 2013, në bazë të parashikimeve të Komisionit Evropian”, theksoi Shtiner duke përkujtuar se kandidatët potencial, për dallim nga më parë, tani vlerësohen shumë më ashpër.

Ai përkujton edhe në siç thotë, popullaritetin e procesit të zgjerimit e cila nuk është e madhe.

“Ndoshta nuk është korrekte, por jeta është është e tilëë – nuk është çdoherë korrekte/ Popullariteti i zgjerimit në Gjermani dhe Evropë nuk është posaçërisht e madhe, sepse duhet të kemi kujdes që të përmbushen kriteret. Në këtë vendet kandidate, midis të cilave është edhe Maqedonia me siguri shikojnë si në padrejtësi, por e tillë është realiteti dhe këtë haptazi e them”, komentoi Shtiner.

Gernot Erler, zëvendës-kryesues i grupit të deputetëve të socialdemokratëve në Budenstagun gjerman, madje, me qëndrim se vendi ndoshta do të presë në afat më të gjatë.

“Maqedonia, e cila është kandidate për anëtarësim nga viti 2005 do të duhet që edhe mëtej të presë. Me atë që nuk është theksuar datë për fillim të negociatave inkuadruese, do të thotë se mbeten parakushtet: pastrimi i kontestit rreth emrit me Greqinë dhe tejkalimin e tensioneve me Bullgarinë. Në BE e kemi parimin e konsenzusit dhe vetëm kur të gjithë 27 vendet do të japin pajtueshmëri do të hapen negociatat inkuadruese me Maqedoninë. Dhe tani nuk është një, por dy vende të cilat këtë e pengojnë”, thotë Erler.

Nëse nuk ka përmirësim në marrëdhëniet me fqinjët, shton Erler, Maqedonia do të duhet të pres edhe më gjatë. Sipas tij mosdhënia e datës për fillim të negociatave inkuadruese dhe pas rekomandimit të katërt pozitiv nga ana e Komisionit “është vërejtje deri te udhëheqësia e Maqedonisë se gjithçka nuk shkon veçanërisht mirë në Maqedoni”. Erler nënvizon se në Maqedoni ka disponim kritik ndaj Bullgarisë, ndërsa debati rreth shoqatës “Ratko” ende nuk ka përfunduar fhr përfundimi do të ndodh para Gjykatës evropiane. Këto janë gjëra të cilat, thekson mund të evitoheshin.

“Sinjali, i cili vjen nga BE-ja është qartë: në qoftë se nuk keni përmirësim në marrëdhëniet me të dy vendet fqinje, me siguri Maqedonia do të duhet më gjatë të presë”, thekson Erler.

Ai është pesimist edhe kur përgjithësisht bëhet fjalë për vazhdim të zgjerimit.

“Koha për këtë, për fat të keq, është shumë e keqe/ Europianët, madje edhe Gjermania tërësisht janë të preokupuara me euro-krizën dhe tentimet që të shpëtohet Greqia, kështuqë askush nuk ka interes të madh që shpejtë të hapërohet përpara në zgjerim. Vërehet se pikërisht Berlini, gjegjësisht qeveria gjermane u kujdes që edhe Serbia të mos marrë datë derisa punët me Kosovën nuk ecin përpara. Këshilli i Evropës për këtë i pret raportet e ardhshme të Komisionit për zhvillimin e gjendjes në Serbi. Do të thotë, shihet se koha për integrimet e mëtejshme është shumë e keqe. Mbetet të shpresojmë se të paktën procesi i ratifikimit për pranimin e Kroacisë të jetë i suksesshëm. Në 16 vende ratifikimi ka përfunduar, por në Gjermani kjo ‘ende nuk është bërë'”, deklaroi socialdemokrati Gernot Erler.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *