Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti miratoi buxhetin 2013 nën masat e tensionuara

Parlamenti miratoi buxhetin 2013 nën masat e tensionuara

Parlamenti i Maqedonisë miratoi me 65 vota pro projekt – buxhetin për vitin 2013, nga gjithsejtë 69 deputetë të pranishëm.

Kundër projekt – buxhetit kanë votuar 4 deputetë, ndërsa asnjë deputetë nuk ka abstenuar.

Seanca u bojkotua nga deputetët e partive opozitare maqedonase, ndërsa në seancë ishin të pranishëm deputetët e partisë më të madhe opozitare PDSH. Në seancën për miratimin e projekt – buxhetit kanë qenë të pranishëm edhe dy deputetët e RDK-së, me ç`rast njëri nga deputetët e kësaj partie Izet Zeqiri kishte propozuar mbi 400 amendamente lidhur me çështjet dhe projektet shqiptare.

14:15 – Në Parlamentin e Maqedonisë ka nisur mbledhja për miratimin e projekt – buxhetit 2013, pa opozitën maqedonase, e cila po proteston jashtë Parlamentit.

Në sallën e Parlamentit nuk janë të pranishëm deputetët e opozitës, të cilët i janë bashkëngjitur masës së protestuesve. Mbledhja e Parlamentit ka pasuar pas incidenteve dhe tensioneve brenda institucionet legjislativ, si dhe protestave masive.

Në këtë mbledhje po marin pjesë deputetët e PDSH-së dhe RDK-së.

Në mëngjes ka pasur një mbledhje të shefave të grupeve parlamentare, për të bashkërenduar aktivitetet, me ç`rast të pranishëm kanë qenë vetëm deputetët e VMRO-DPMNE dhe BDI, ndërsa nuk ishin të pranishëm deputetët e LSDM, PDSH, RDK dhe partive tjera parlamentare.

Ministri i Financave, Zoran Stavrevski para deputetëve po shpalos projekt –buxhetin 2013, që sipas tij është hartuar në përputhje me sfidat dhe nevojat e vendit në planin e investimeve, aspekteve social – ekonomike dhe për të përballur krizën ekonomike.

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu ka kërkuar sqarim nga shërbimet e Parlamentit se a është duke shkuar në transmetim live kjo seancë e jashtëzakonshme parlamentare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *