Home / Sport / Pastore ëndërron fanellën e Milanit

Pastore ëndërron fanellën e Milanit

Havier Pastore ka shpallur hapur dëshirën për t’u kthyer në Itali dhe për të veshur fanellën e Milanit. Argjentinasi që aktualisht aktivizohet me PSZH, nuk e ka fshehur këtë objektiv të tijin në një intervistë për revistën “Chi”.

“Herët a vonë, do të luaj me fanellën kuqezi”, ka pranuar lojtari i cili shkoi me shumë buje të skuadra parisiene, por nuk ka arritur të bindë trajnerin Ançeloti, duke u kthyer shpesh në një zëvendësues.
“Unë e dashuroj Italinë dhe më mungon shumë. Kam një raport të shkëlqyer me Ariedo Braida dhe Adriano Galianin. Sa herë që vij në Itali, takohem shpesh me ta dhe darkojmë larg syve të publikut. E ndjej që Milani ka diçka magjike”, janë fjalët e lojtarit që pritet të shkaktojnë shumë bujë pasi praktikisht është zbuluar një nga lëvizjet e merkatos së kësaj skuadre.
Mediat italiane kanë aluduar prej kohësh se kuqezinjtë kërkojnë një fantazist dhe Pastore plotëson identikitin perfekt të lojtarit të kërkuar. Me këtë deklaratë të vetë futbollistit, duket qartë që darkat mes palëve nuk kanë qenë thjesht takime miqësore, por edhe kontakte të mirëfillta për një marrëveshje të mundshme mes palëve.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *