Home / Sport / Pato në rrugë për te Corinthians

Pato në rrugë për te Corinthians

Drejtuesit e Corinthians shpresojnë në transferimin e Alexandre Patos në javën e parë të afatit kalimtar të janarit.

Javët e fundit është spekuluar se sulmuesi do të largohet nga Milani për një shumë prej 15 milionë eurosh, ndërsa klubi brazilian është destinacioni më i mundshëm.

“Shumëkush e njeh potencialin e tij në fushë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

“Departamenti ynë mjekësor dhe fizioterapistët tashmë po e përcjellin Paton dhe do të punojnë me të”.

“Shpresojmë që në javën e parë të janarit t’ua japim atë si dhuratë tifozëve të Corinthians”, ka thënë shefi i klubit, Duilio Monteiro Alves, për ESPN Brasil.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *