Home / Lajme / Maqedoni / PDSH, e vetmja opozitë që vazhdon në Parlament

PDSH, e vetmja opozitë që vazhdon në Parlament

Tetovë, 27 Dhjetor – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) është partia e vetme opozitare në Maqedoni që nuk është tërhequr nga Parlamenti, pas tërheqjes së opozitës maqedonase dhe partisë shqiptare RDK.

Deputetët e kësaj partie sot do të jenë të pranishëm në seancën e rregullt “deputetët pyesin qeverinë”, ku do të parashtrohen pyetje në adresë të Qeverisë lidhur me çështje të ndryshme.

Një zyrtar i lartë i PDSH-së i ka thënë të përditshmes “Dnevnik” se partia e tyre është autonome dhe se nuk kanë qëllim që ti bashkëngjiten vendimit të opozitës maqedonase dhe partisë tjetër shqiptare për bojkotimin e Parlamentit.

– Do të vazhdojmë të jemi pjesë e Parlamentit. Situata në vend është e ndjeshme dhe nuk duhet të hedhim benzinë në zjarrë. Edhe ne pranojmë rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare se Qeveria duhet të marrë përgjegjësinë për të vazhduar me reformat në vend për të integruar ate në strukturat evroatlantike, theksoi një zyrtar i i lartë i PDSH-së.

Por nga ana tjetër, PDSH javën e kaluar bëri të ditur se bojkoton mbledhjet e shefave të grupeve parlamentare. PDSH kishte si kusht se do të merrte në mbledhjet koordinuese të shefave të grupeve parlamentare për projekt – buxhetin, vetëm nëse Parlamenti do të hiqte nga rendi i ditës, projekt – ligjin për përkujdesje institucionale për “branitellat” maqedonas.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *