Home / Lajme / Maqedoni / PDSH i zbardhi kandidatët për zgjedhjet lokale në qytetin e Shkupit dhe komunave tjera

PDSH i zbardhi kandidatët për zgjedhjet lokale në qytetin e Shkupit dhe komunave tjera

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e Menduh Thaçit, mbrëmë në një tubim madhështor në sallën universale në Shkup, ka promovuar kandidatët e të gjitha komunave shqiptare në të cilat ata do të garojnë si subjekt politik.

Deputeti aktual i kësaj komune Bekim Fazliu, do të jetë kandidat i PDSH për Qytetin e Shkupit, ndërsa bartës i listës së këshilltarëve do të jetë këshilltari aktual i kësaj partie Idriz Orana. Në Çair ashtu siç ishte paralajmëruar më herët se kandidat i PDSH-së do të jetë Muhamed Thaçi, kandidat për komunën e Butelit do të jetë Edmond Miftari , në Gazi Babë do të garon Nasir Zeqiri, Haraçinë Avni Gafuri, Shuto Orizarë Ibrahim Suma, Studeniçan Azem Sadiku, dhe kandidat për kryetarë i komunës së Sarajit nga radhët e PDSH-së do të jetë Hazbi Nuredini.

Lideri i kësaj partie u shpreh optimist në fitoren e PDSH-së në këto komunë, por nuk la pa përmend as gjendjen në të cilën gjenden shqiptarët në Maqedoni.

-Pyetjet në të cilat ata duhet të përgjigjen janë këto: – pse 10 vjet nuk e bënë gjuhën shqipe gjuhë zyrtare; – pse 10 vjet flamurin shqiptar nuk e bën zyrtar në përdorim dhe gjithë shqiptarët të kenë të drejtë ta përdorin këtë flamur; – pse 10 vjet nuk e rregulluan statusin e pjesëmarrëse të konfliktit të 2001; – pse 10 vjet nuk arritën që prej buxhetit të shtetit të marrin pak më tepër se 1 për qind jo më 30% të buxhetit të shtetit, tha Menduh Thaçi.

Beteja për përmirësimin e kësaj gjendje të shqiptarëve është e vështir dhe e rëndë por nuk duhet të dorëzohemi, ka theksuar ai.

-PDSH është lëvizja e shqiptarëve të Maqedonisë. 20 vjet rezistencë, 20 vjet qëndresë kjo është bërë për arsye se ne kemi pas politik shumë të drejtë kombëtare. Sulmet që i janë bërë kësaj partie janë sulme që i bëhen çështjes shqiptare. Ne jemi në një moment shumë të rëndë dhe të vështir. Shqiptarët e Maqedonisë fatkeqësisht nuk kanë mirëkuptim edhe jashtë për këtë gjendje por kush kontribuon që të mos ketë mirëkuptim për gjendjen e rëndë të shqiptarëve ata cirkusant që bëjnë cirkuse, tha Menduh Thaçi.

Ndërsa partitë tjera Shqiptare si BDI-RDK-DR akoma nuk kanë dalë me emra të mundshëm për kryetarë komunal, apo ndoshta të ndonjë koalicioni të mundshëm

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *