Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Projekt – buxheti 2013 antishqiptarë

PDSH: Projekt – buxheti 2013 antishqiptarë

Deputetët e PDSH-së janë të pranishëm në sallën ku është procedurë të votimit projekt – buxheti për 2013.

Pas fjalës së ministrit të Financave, Zoran Stavrevski që arsyetoi buxhetin 2013, fjalën e pati deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu, i cili shpalosi qëndrimet e partisë së tij kundër projekt – buxhetit 2013.

Deputeti Fazliu theksoi se në Maqedoni sot u suspendua gjithçka, suspendua demokracia dhe se sipas tij, kjo qeveri ka marrë dhunshëm institucionet.

“Projekt –buxheti i Qeverisë problemin kryesor e ka se ai është plotësisht antishqiptarë. Kjo projekt – buxhet paraqet vjedhjen pasurinë dhe pronën e shqiptarëve. Shqiptarët kanë kontribuar me mbi 1 miliardë euro në mbushjen e buxhetit, që kur është kjo maxhorancë, shqiptarët katër vite me radhë i japin çdo vit nga 1 miliardë euro dhe kur harxhohen këto para, ato as që shkojnë tek shqiptarët”, theksoi Fazliu.

Sipas tij, ky projekt –buxhet gjithmonë ka pasur mbështetje edhe nga partia shqiptare në pushtet BDI.

“Nëse vizitoni vendbanimet shqiptare nga Likova në Strugë, megjithatë për fat të keq kemi një diskriminim të shqiptarëve. Kemi shembullin e Likovës, ku janë dy penda për nevojat e Kumanovës, por banorët e kësaj komune nuk kanë ujë. Kemi edhe Rashçen e Shkupit, Strugës dhe këtu po merrë pjesë edhe BDI, e cila po vjedh shqiptarët”, deklaroi Fazliu, duke kërkuar nga deputetët e BDI-së të deklarohen se përse i japin mbështetje këtij buxheti antishqiptar dhe lejojnë partnerin e tyre VMRO-DPMNE që me paratë e shqiptarëve të bëjnë politikë nacionaliste.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *