Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Të tërhiqet ligji për branitellat, ose bojkot takimeve bashkërenduese në Parlament

PDSH: Të tërhiqet ligji për branitellat, ose bojkot takimeve bashkërenduese në Parlament

19 dhjetor-Shefi i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu ka kërkuar që të tërhiqet projekt – ligji për branitellat, dhe se atëherë deputetët e tyre do të jenë në takimet koordinuese me kryeparlamentarin Trajko Veljanovski.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka theksuar se nuk do të marrë pjesë në takimet bashkërenduese të grupeve parlamentare për zhbllokimin e buxhetit 2013.

Shefi i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu ka kërkuar që të tërhiqet projekt – ligji për branitellat, dhe se atëherë deputetët e tyre do të jenë në takimet koordinuese me kryeparlamentarin Trajko Veljanovski.

Shefat e grupeve parlamentare pak më parë kanë nisur takimin bashkërendues për zhbllokimin e buxhetit 2013, ku po marrin pjesë edhe ministri i financave, Zoran Stavrevski dhe shefat e grupeve të partive parlamentare, duke përjashtuar PDSH-në. (INA)

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *