Home / Sport / Perez: Mançesterin e eliminojmë gjithmonë!

Perez: Mançesterin e eliminojmë gjithmonë!

Supersfida mes Real Madrid dhe Mançester Junajtid po entuziazmon që tani të gjithë tifozët e futbollit që presin me padurim këtë përballje gjigantësh ën Ligën e Kampioneve. Por pavarëissht faktit se kjo sifë mendohet pa favoritë të dukshëm, presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, duket i qetë dhe nuk e vë në dyshim kualifikimin e skuadrës së tij në turin tjetër.

“Si ndjehemi për përballjen kundër Mançesterit? Mirë, ashtu si me të gjithë të tjerët. Ndaj tyre jam vënë dy herë dhe të dy herët i kemi eliminuar”, ishte komenti që presidenti i Real Madrid bëri gjatë një darke të organizuar me gazetarët, duke kujtuar sfidat e vitit 2000 dhe 2003.
Një nga emrat më të vëzhguar të kësaj sfide do të jetë Kristiano Ronaldo, që kthehet për herë të parë si kundërshtar në stadiumin “Old Traford”, ku u bë i famshëm dhe meritoi “Topin e Artë” në vitin 2008, pas fitores së Ligës së Kampioneve.
“Nëse shënoj ndaj Mançester Junajtid, nuk do të festoj”, ky është komenti i vetëm që portugezi ka bërë për gazetën “AS” menjëherë sapo ka dëgjuar për shortin e Ligës së Kampioneve, i cili e ka vënë përballë ish-skuadrës së tij.
Një “urim” atij i ka ardhur nga ish-shoku i skuadrës, mbrojtësi Rio Ferdinand, i cili menjëherë e ka përshëndetur në Twitter. “Do të jemi gati për ty vëlla!”, ishte komenti i mbrojtësit anglez.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *