Home / Sport / Perez nxit Realin: Tradita jonë është të mos dorëzohemi!

Perez nxit Realin: Tradita jonë është të mos dorëzohemi!

Florentino Perez ka bërë të qartë se pavarësisht distancës prej 13 pikësh nga Barcelona, Real Madrid nuk do të dorëzohet në luftën për titull, por do ta vazhdojë deri në fund atë. Bindjen e tij ai e ka shprehur edhe para mediave, duke komentuar në këtë mënyrë edhe fjalët e thëna nga Zhoze Murinjo, i cili e kishte vlerësuar “thuajse të pamundur” fitoren e titullit kampion, ndonëse janë për t’u luajtur edhe 22 ndeshje të tjera në kampionatin spanjoll.

“Real Madrid ka si parim sportiv të mos dorëzohet kurrë, sado e vështirë të jetë rruga që ndjek. Njerëzit nuk duhet të dorëzohen kurrë, as në sport e as në jetë”, ishte komenti i numrit 1 të madrilenëve, që i ka bërë thirrje në këtë mënyrë ekipit që të mos dorëzohet por të vazhdojë të shpresojë në gabimet e katalanasve, edhe pse ata për momentin duken të pandalshëm.
Një mesazh pozitiv për Realin, çuditërisht ka ardhur edhe nga vetë kapiteni i Barcelonës, Karles Pujol, i cili është i bindur se Reali nuk do të dorëzohet dhe do të kërkojë me çdo kusht një përmbysje historike.
“Ky ekip është “në zjarr”, por nuk duhet të shpërqendrohemi. Nëse ka një skuadër që nuk ngre kurrë duart lart, ajo është Real Madrid”, u shpreh kapiteni i katalanasve, duke bërë të qartë se pret ende duele të tjera me madrilenët në këtë sezon.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *