Home / Lajme / Maqedoni / Përfunduan trajnimet e Ligjit për procedurë penale

Përfunduan trajnimet e Ligjit për procedurë penale

17 dhjetor-“Trajnimet në të cilat kaluan gjykatësit dhe prokurorët publikë në Maqedoni, bashkëpunëtorët profesionistë dhe këshilltarët e gjykatave dhe prokurorive publike janë pozitive pasi që ata tani janë njoftuar me dispozitat më të rëndësishme të Ligjit të ri për procedurë penale dhe janë të gatshëm për zbatimin e tij në praktikë”, tha Bret.

Të gjithë gjykatësit dhe prokurorët publikë në Maqedoni, bashkëpunëtorë profesionistë dhe këshilltarë nga gjykatat dhe prokuroritë publike, si dhe përfaqësues të MPB-së dhe avokatë e përfunduan ciklin e trajnimeve bazë për Ligjin e ri për procedurë penale, që duhet të mundësojë zbatimin e tij të suksesshëm praktik.

“Bëhet fjalë për cikël prej 35 trajnimeve bazë nëpër të cilat kaluan të gjithë gjykatësit dhe prokurorët publikë në Maqedoni, bashkëpunëtorë profesionistë dhe këshilltarë të gjykatave dhe prokurorëve publikë. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është që këto trajnime janë bërë në mënyrë interdisplinare në bashkëpunim me Odën e avokatëve, Shoqatën e gjykatësve dhe prokurorëve publikë, MPB, policia financiare dhe dogana, që do të thotë se bëhej fjalë për trajnime të karakterit interdisiplinar, me bashkëpunim midis resorëve të të gjitha subjekteve të cilët do të marrin pjesë në zbatimin e Ligjit për procedurë penale”, tha në shënimin e përfundimit të trajnimit drejtoresha e Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publikë, Aneta Arnaudovska.

Ajo për vitin e ardhshëm paralajmëroi 35 trajnime të cilat do të specializohen edhe për module të veçanta, gjegjësisht trajnime avancuese nëpër të cilat do të kalojnë të gjithë gjykatësit dhe prokurorët publikë.

Zëvendësambasadori i Ambasadës së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Brajan S. Ageler është i bindur se këto trajnime do të japin kontribut në zbatimin praktik të ligjit dhe se me atë do të avancohet qeverisja e së drejtës në dobi të qytetarëve.

“Ky është hap i rëndësishëm në progresin në zbatimin e Ligjit për padi penale që është i rëndësishëm jo vetëm për lëvizjen e Maqedonisë në plotësimin e standardeve ndërkombëtare në drejtësi në dobi të qytetarëve të Maqedonisë”, tha ai.

Edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ralf Bret i vlerësoi si pozitive.

“Trajnimet në të cilat kaluan gjykatësit dhe prokurorët publikë në Maqedoni, bashkëpunëtorët profesionistë dhe këshilltarët e gjykatave dhe prokurorive publike janë pozitive pasi që ata tani janë njoftuar me dispozitat më të rëndësishme të Ligjit të ri për procedurë penale dhe janë të gatshëm për zbatimin e tij në praktikë”, tha Bret.

Trajnimet janë organizuar nga Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë në bashkëpunim me Ambasadën amerikane në Maqedoni dhe Misionin e OSBE-së në Maqedoni.

Në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm midis Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë dhe Zyrës për zhvillimin, ndihmesën dhe trajnimin e prokurorëve publikë (OPDAT) në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-së, Ambasadës së SHBA-së dhe Misionit të OSBE-së, në drejtim të zbatimit efikas të reformave gjyqësore në Republikën e Maqedonisë dhe harmonizimin e sistemit gjyqësor me drejtësinë e BE-së dhe standardet ndërkombëtare janë realizuar një sërë trajnimesh, këshillimesh kushtuar temave aktuale nga sfera e së drejtës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *