Home / Lajme / Maqedoni / Pesëdhjetë pasagjerë të Maqedonisë ngujohen në aeroportin e Beogradit

Pesëdhjetë pasagjerë të Maqedonisë ngujohen në aeroportin e Beogradit

17 dhjetor- Vetëm rreth orës 3.30 të mëngjesit na sollën nga një anduiç dhe më pas asgjë. Askush nuk na thotë se çka do të ndodh me ne dhe nëse aeroplani do të fluturojë. Jemi të lodhur, pasi që askush prej nesh nuk ka mundur të parashikojë se do të bëhemi peng i aeroportit dhe kompanisë”, kanë deklaruar pasagjerët e revoltuar.

Pesëdhjetë udhëtarë të cilët mbrëmë me aeroplanin e kompanisë serbe JAT duhej të fluturonin nga Beogradi drejt Shkupit gjatë gjithë natës kanë qëndruar në sallat e pritjes së aeroportit pasi që vazhdimisht u është anuluar fluturimi, transmeton “Dnevnik”.

Ata u paraqitën në redaksinë e gazetës që të alarmojnë për marrëdhënien e pakujdesshme të kompanisë dhe autoriteteve të aeroportit të cilët i lanë pa i vendosur në një hotel siç është paraparë në rastet kur ndodh anulimi i fluturimit.

Pjesa më e madhe prej tyre tani më janë të lodhur pasi që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe nga fakti se gjatë gjithë kohës qëndrojnë në sallën për pritje në aeroport.

“Mbrëmë na thanë se fluturimi është anuluar pasi që aeroplani nuk ka mundur të aterojë në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës. Më pas, nuk na thanë asgjë. Vetëm rreth orës 3.30 të mëngjesit na sollën nga një anduiç dhe më pas asgjë. Askush nuk na thotë se çka do të ndodh me ne dhe nëse aeroplani do të fluturojë. Jemi të lodhur, pasi që askush prej nesh nuk ka mundur të parashikojë se do të bëhemi peng i aeroportit dhe kompanisë”, kanë deklaruar pasagjerët e revoltuar.

Në mesin e tyre ka edhe pasagjerë të cilët paraprakisht kanë fluturuar nga Australia dhe të cilët me atë fluturim duhet të arrijnë deri në Shkup.

Për shkak të mjegullës janë anuluar aterime në aeroportin e Shkupit, Aleksandri i Madh nga Vjena dhe nga Lubjana të cilat janë caktuar pas mesnate, si dhe fluturimet nga Shkupi drejt Vjenës, Lubjanës dhe Zagrebit. Anulime ka në fluturimet e mëngjesit nga dhe drejt Stambollit dhe Beogradit, ndërsa është realizuar fluturimi drejt Bergamos, tregon informatori zyrtar i ueb faqes së aeroportit të Shkupit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *