Home / Lajme / Maqedoni / Plaçkitet taksisti në Tetovë

Plaçkitet taksisti në Tetovë

6 dhjetor-Mënjëherë pas kësaj ata kanë filluar ta goditin me grushta në kokë dhe i kanë kërkuar që t`ua jep të gjitha paratë ndërsa nga xhepi i pantollonave i kanë marrë 2000 denarë, një kuletë me tre kartela bankare, dokumente personale dhe dy celularë. Që të mos e paraqesë rastin në polici, plaçkitësin tërësisht i kanë dëmtuar radio-lidhjen e veturës dhe kanë ikur në rrugën e “Lubotenit”

-Plaçkitet dhe rrihet një taksist në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së mërkurë, kur tre persona të panjohur kanë ndaluar taksistin 61 vjeçar (T.S), i punësuar në një kompani tetovare të taksive. Sipas rrëfimit të taksitit, tre personat e kanë ndalur në kryqëzimin e rrugëve “Marshall Tito” dhe “Jane Sandanski” dhe kanë kërkuar që ti dërgojë deri tek Teqeja Arabati Baba dhe më pas ti kthejë sërish.

“Njëri prej tyre është ulur në karrigen e parme kurse dy të tjerët në karriget e pasme. Kur janë afruar tek objekti ata i kanë thënë taksistit që të kthejë në rrugën “146” dhe të ndalojë.

Mënjëherë pas kësaj ata kanë filluar ta goditin me grushta në kokë dhe i kanë kërkuar që t`ua jep të gjitha paratë ndërsa nga xhepi i pantollonave i kanë marrë 2000 denarë, një kuletë me tre kartela bankare, dokumente personale dhe dy celularë. Që të mos e paraqesë rastin në polici, plaçkitësin tërësisht i kanë dëmtuar radio-lidhjen e veturës dhe kanë ikur në rrugën e “Lubotenit”.

Taksisti me lëndimet në kokë pas plaçkitjes ka shkuar në Stacionin Policor në Tetovë dhe e ka paraqitur rastin”, njoftoi policia e Tetovës. Dukuria e plaçkitjes së taksistëve në Tetovë nuk është ndonjë risi pasi që raste të këtilla ndodhin shpesh kur taksistët janë në shënjestër të hajnave dhe plaçkitësve të shumtë. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *