Home / Sport / Platini mendon të apelojë vendimin për Serbinë

Platini mendon të apelojë vendimin për Serbinë

Kundërshtimi i ashpër i opinionit publik dhe tallja që i është bërë UEFA-s nga media të ndryshme po detyron Mishel Platini të kërkojë apelimin e vendimit qesharak të dhënë dy ditë më parë nga Komisioni i Disiplinës ndaj Serbisë për çështjen e racizmit në takimin e U-21 ndaj Anglisë.

Federata Serbe u dënua me vetëm 80 mijë euro gjobë, 20 mijë euro më pak se sa pagoi Niklas Bendtner gjatë Euro 2012 se shfaqi logon e një firme bastesh sportive në mbathjet e tij duke festuar golin. Për më tepër, dënimet e dhëna ndaj lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares U-21 që sulmuan homologët e tyre anglezë, ishte më i ulët se ai që vetë federata e këtij vendi kishte dhënë ndaj tyre.
Si rrjedhojë, përballë kësaj situate absurde dhe për të ruajtur fytyrën, Platini pritet të apelojë në emër të UEFA-s vendimin e dhënë nga një Komision që i përket pikërisht kësaj organizate, duke bërë edhe më qesharake situatën.
Me sa duket, presidenti i UEFA-s kërkoj të mbrojë imazhin e vet në arenën ndërkombëtare, pas shfaqjes së radhës në mbështetje të Serbisë, që është kthyer një nga shtet më problematike përsa i përket dhunës dhe racizmit të tifozëve të saj në Evropë, duke figuruar në mënyrë të vazhdueshme në faqet e para të shtypit botëror.
Çështja po ndiqet me vëmendje sidomos nga Federata Angleze e futbollit, e cila ka bërë të qartë se do të apelojë nga ana e saj vendimin dhe do të çojë një notë zyrtare proteste jo vetëm për dënimin e lehtë që i është dhënë Serbisë, por edhe për faktin se Komisioni i Disiplinës i UEFA-s ka dënuar lojtarët Kaulker dhe Ins, të cilët reaguan ndaj gjesteve raciste të tifozëve serbë dhe dhunës së ushtruar nga futbollistët dhe stafi teknik i Serbisë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *