Home / Sport / Platini, tjetër “jo” për teknologjinë

Platini, tjetër “jo” për teknologjinë

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, vazhdon të insistojë se teknologjia nuk ka vend në futboll, ndonëse FIFA ka filluar të eksperimentojë sistemet e reja të avancuara për të dalluar nëse topi kalon vijën e portës apo jo. Drejtuesi më i lartë i futbollit evropian, ka bërë të qartë se sipas tij, gjyqtarët e portës janë një zgjidhje më efikase.

“Nuk është çështja te teknologjia e vijës së portës, por bëhet fjalë për teknologjinë në përgjithësi. A mund të më thoni, ku fillon teknologjia dhe ku përfundon ajo?”, u shpreh ai duke folur në një konferencë të organizuar në Kuala Lampur të Malajzisë, ku ka nënshkruar një protokoll bashkëpunimi me konfederatën aziatike.
“Instalimi i aparaturave kundër golave fantazmë do të kushtonte 50 milion euro në 5 vite. Do të preferoja më shumë që këto para të shpenzoheshin për futbollin e bazës dhe për rritjen e këtij sektori, sesa për një sistem që realisht hyn në punë vetëm një apo dy herë në vit”.
“UEFA ka insistuar te gjyqtari shtesë. Mendoj se duke patur një gjyqtar pak metra larg vijës së portës, nëse ka syze të mira, mund të shohë nëse topi hyri apo jo”, ishte batuta e Platini rreth kësaj teme.
Teknologjia e vijës së portës po eksperimentohet nga FIFA në Botërorin për Klube që po zhvillohet në Japoni.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *