Home / Sport / “Pleshti” Mesi kalon “Torpedo” Myler

“Pleshti” Mesi kalon “Torpedo” Myler

Ndeshjet e të dielës në kampionatin spanjoll të futbollit kanë dhuruar rezultate të rëndësishme por sidomos paraqitje të jashtëzakonshme individuale. Protagonistët e mëdhenj të kësaj jave kanë qenë Lionel Mesi dhe Radamel Falkao, të cilët kanë shkëlqyer me skuadrat e tyre.

Lionel Mesi është kthyer në fushën e lojës duke u riaftësuar plotësisht nga dëmtimi i pësuar në mesjavë dhe me dy golat e shënuar ndaj Betis i ka dhënë suksesin 2-1 skuadrës së tij që vazhdon të ecë në rrugën e rekordeve në kryesimin e kampionatit spanjoll. Këto dy gola i kanë mjaftuar argjentinasit për të kaluar të famshmin Gerd Myler, rekordi i të cilit prej 85 golash në një vit kalendarik rezistonte që prej vitit të largët 1972. Tashmë Mesi ka arritur kuotën 86, një shifër jashtëzakonisht e lartë po të mendohet se janë realizuar vetëm në 66 ndeshje.

Lionel Messi mund 2-1 Real Betis dhe vendos 2 rekorde njëherësh. Me dopietën e të dielës pleshti argjentinas thyen rekordin e Gerd Müller me 85 gola të shënuar në vitin 1972 dhe atë të Cesar Rodriguez, me 190 gola me fanelën e Barcelonës, duke u bërë golashënuesi më i mirë i skuadrës katalanase në kampionatin spanjoll. Gjatë këtij viti, 25-vjeçari ka shënuar 86 gola deri tani, 56 në kampionat, 3 në Kupën e Mbretit, 13 në Champions League, 2 në Superkupën e Spanjës dhe 12 me kombëtaren argjentinase. Lionel Mesi është një nga favoritët kryesorë për Topin e Artë dhe në rast fitimi ai bëhet futbollisti i parë që e merr 4 herë radhazi këtë trofe.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *