Home / Sport / Podolski kundër të kaluarës: Shanset janë 50/50!

Podolski kundër të kaluarës: Shanset janë 50/50!

Sulmuesi gjerman i Arsenalit, Lukas Podolski, beson se ekipi anglez ka forcën të kalojë ish-ekipin e tij, Bajern Mynih, në Ligën e Kampioneve të këtij edicioni. Futbollisti gjerman kaloi 3 sezone në radhët e skuadrës bavareze, nga viti 2006, deri në vitin 2009, para se të kthehej përsëri te Këlni.

Arsenali shqetësohet nga fakti se Bajern është një nga skuadrat me më shumë eksperiencë në sezonet e fundit në Ligën e Kampioneve, pasi ka arritur në finale si në vitin 2010, ashtu edhe në sezonin e kaluar. Sipas Podolskit, bavarezët kanë cilësi të lartë, por të dy skuadrat kanë shanse të barabarta për të kaluar turin.
“Ata luajtën në finalen e vitin 2010 ashtu si edhe në sezonin e kaluar”, tha Podolski. “Është një klub i madh por ne kemi realisht shanse për të fituar përballë Bajern Mynih. Duhet kujdes, pasi ata janë një skuadër e mirë me lojtarë të mëdhenj”.
“Përpara kanë Gomez, pastaj janë Riberi, Shvajnshtajger, Lahm e Nojer. Por kemi dy ndeshje, një në shtëpi dhe një jashtë, ndaj të dy ekipet kanë shans të barabartë për të fituar”, tha Podolski.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *