Home / Lajme / Maqedoni / Policia në Shkup e arrestoi ‘Ninxha’, i dyshimtë për vrasje në tentim

Policia në Shkup e arrestoi ‘Ninxha’, i dyshimtë për vrasje në tentim

13 dhjetor-Ndryshe, SPB-Shkup javën e kaluar deri te Prokuroria kompetente themelore publike – Shkup ka ngritur padi penale kundër A.V. (32) nga Shkupi, i dyshimtë se ka kryer vepër penale “vrasje në tentim” dhe kundër N.M. (29) nga Shkupi për vepër penale “ndihmë”.

Policia dje rreth orës 17 në rr. “Fushtanska” në Shkup e arrestoi personin A.V. (32), i quajtur “Ninxha” nga Shkupi, pas telegramit paraprakisht të shpallur për vepër të kryer penale “vrasje në tentim”.

“Ninxha”, kumtoi sot MPB-ja, është dërguar në Burgun hetues “Shkup”, në pajtim me masën e shqiptuar – paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve në mungesë, nga ana e gjykatësit hetues .

Ndryshe, SPB-Shkup javën e kaluar deri te Prokuroria kompetente themelore publike – Shkup ka ngritur padi penale kundër A.V. (32) nga Shkupi, i dyshimtë se ka kryer vepër penale “vrasje në tentim” dhe kundër N.M. (29) nga Shkupi për vepër penale “ndihmë”.

Më 2 dhjetor rreth orës 22.50 në bulevardin “AVNOJ” derisda D.S. (34) nga Shkupi kthehej në këmbë nga stërvitja në shtëpinë e tij dhe ka folur në celular, nga parkingu mes automjeteve të parkuara iu afruan N.M. dhe A.V., të cilët në dorë kanë mbajtur pistoleta. Së pari N.M. iu drejtua, duke kërkuar nga ai që të ndërpresë me bisedën në celular, pas çka A.V. me qëllim që ta vrasë D.S. me pistoletë ka gjuajtur një plumb, duke i shkaktuar me këtë rast lëndim në gjurin e këmbës së djathtë. D.S. i frikësuar për jetën e tij, ka filluar të ikë, duke vrapuar dhe me këtë rast ka dëgjuar edhe një të shtënë nga armë zjarri.

Pasi i lënduari ka ikur, me telefon i është paraqitur një shoku të tij, me të cilën janë marrë vesh që ta dërgojë në spital.

Menjëherë pas ngjarjes A.V. dhe N.M. në këmbë janë nisur drejt bulevardit “Jane Sandaski” dhe në një stacion të autobusave kanë hipur në një taksi dhe janë nisur në drejtim të lagjes Autokomandë.

I arerstuari A.V. kumtoi, MPB-ja, kalon në krim evidencat e SPB-Shkup për kryerjen e më shumë veprave penale – “privim kundërligjor nga liria”, “grabitje”, “detyrim”, “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *