Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti Ivanov do të involvohet në luftën dhe parandalimin e dhunës familjare

Presidenti Ivanov do të involvohet në luftën dhe parandalimin e dhunës familjare

7 dhjetor-Për luftë dhe parandalim të dhunës familjare, por edhe për mbështetjen e viktimave është përpunuar Strategji kombëtare për luftë kundër dhunës familjare 2012-2015, të cilën sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristoski ia ka prezantuar presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili ka paralajmëruar involvim aktiv dhe mbështetje të këtyre angazhimeve

Në Maqedoni gjatë këtij viti janë regjistruar rreth 700 raste të dhunës familjare. Nga numri i përgjithshëm i viktimave të dhunës familjare rreth 580 janë gra, 60 fëmijë, ndërsa të tjerët janë burra. Formë më e zakontë është dhuna familjare fizike, edhe pse ka forma të tjera si ajo psikike, ekonomike…

Për luftë dhe parandalim të dhunës familjare, por edhe për mbështetjen e viktimave është përpunuar Strategji kombëtare për luftë kundër dhunës familjare 2012-2015, të cilën sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristoski ia ka prezantuar presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili ka paralajmëruar involvim aktiv dhe mbështetje të këtyre angazhimeve.

“Për ne si Ministri dhe Qeveri me rëndësi të jashtëzakonshme është edhe sensibilizimi i kësaj çështje në nivelin më të lartë shtetëror. Involvimi i drejtpërdrejt dhe mbështetjen të cilën e marrim sot edhe nga presidenti Ivanov është me rëndësi të madhe. Ne do të vazhdojmë edhe më tej në drejtim të luftës parandaluese cilësore, por në rritjen e mbështetjes së viktimave të dhunës familjare të cilët pa fajin e tyre janë gjetur në situatë të këtillë”, tha ministri Ristovski.

Ai paralajmëroi se e ka njoftuar presidentin edhe për shelter qendrën e re e cila do të hapet në territorin e komunës së Gazi Babës me mbështetjen e UNDP-së dhe vetëqeverisjes lokale.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *