Home / Lajme / Maqedoni / Projektet e preventivës me rezultate konkrete

Projektet e preventivës me rezultate konkrete

7 dhjetor-Gjatë nëntë muajve të kaluar kriminaliteti i përgjithshëm në rajonin e SPB-së në Tetovë shënon rënie për 6 përqind në krahasim me vitin e kaluar, kurse numri i veprave penale është zvogëluar për 107”, deklaroi Shefik Bajrami, kryeshef i SPB-së në Tetovë

Urim HASIPI
Me rastin e ditës së Prevencionit -9 dhjetorit Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë (SPB) ka prezantuar rezultatet e deritanishme të realizuara në sferën e preventivës. Ky sektor gjatë 11 muajve të kaluar ka realizuar 9 projekte me karrakter informativ dhe edukativ me kategori të ndryshme të qytetarëve.

Kryeshefi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Shefik Bajrami gjatë një takimi me gazetarë tha se në këtë periudhë u realizuan projekte preventive si “Stop keqpërdorimit të liberalizimit të vizave”, Siguria në shkollë dhe tolerance ndëretnike”, “Preventiva nga dhuna në familje”, “Identifikimi i pasojave nga përdorimi i drogave”, “Tregëtia me njerëz dhe fëmijë”, “Pjesëmarrja e makinerisë bujqësore në komunikacion”, “Njohja me rregullat e komunikacionit” dhe projekti i fundit “Ano në mënyrë korrekte dhe pa dhunë”.

Efektet nga këto projekte janë evidente, ndërsa për disa projekte efektet pozitive do të vijnë në të ardhmen, kurse disa nga projektet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen pasi që të bëhet evoluimi i përgjithshëm i tyre, ku do të detektohen anët pozitive të projekteve dhe anët negative, tha kryeshefi Bajrami.

Numri një i SPB-së në Tetovë, gjatë një prezantimi ka folur edhe me shifra konkrete për rezultatet e projekteve. Sipas tij, me këto projekte është arritur që të ulet numri i kriminalitetit.

“Gjatë nëntë muajve të kaluar kriminaliteti i përgjithshëm në rajonin e SPB-së në Tetovë shënon rënie për 6 përqind në krahasim me vitin e kaluar, kurse numri i veprave penale është zvogëluar për 107. Ky trend pozitiv vazhdon edhe në këtë fund vit dhe shpresojmë se këtë vit do ta përfundojmë me rënie të theksuar të kriminalitetit në krahasim me vitin e kaluar.

Gjatë nëntë muajve të kaluar të këtij viti janë kryer 1664 vepra penale të cilët kanë përfunduar me 501 padi penale kundër 607 kryerësve të këtyre veprave”, deklaroi Shefik Bajrami, kryeshef i SPB-së në Tetovë.

Duke shpalosur më tej shifrat e kriminalitetit në rajonin e Pollogut, ai nënvizoi se më i theksuar mbetet kriminaliteti klasik me 1501 vepra, më pas krimi ekonomik me 91, tregëtia e palejuar me drogë dhe armë me 62 vepra, krimi i organizuar me 5 vepra, ndërsa janë rregjistruar edhe 3 vepra kundër shtetit.

“Gjatë kësaj kohe në veprat më të rënda janë rregjistruar 2 vrasje, katër tentime për vrasje, 30 lëndime të lehta dhe 16 të rënda, 4 pjesëmarrje në rahje, 2 përdhunime dhe një ndërmjetësim për kryerje të prostitucionit.

Ajo që është më karakteristike për këtë nëntë mujor është rritja e numrit të vjedhjeve nga delikuentët. Në këtë aspekt ende shqetësues është fakti se për këtë nënmujor janë rregjistruar 709 vjedhje të rënda, prej të cilëve 317 në objekte banimi”, tha ai.

Ndërkaq edhe përkundër faktit se aksidentet e trafikut shënojnë ulje megjithatë pikë e zezë në rrugët e Pollogut është numri i lartë i vdekshmërisë. “Me kënaqësi mund të them se është ulur numri i aksidenteve edhe atë për 400 më pak se vitin e kaluar.

Megjithatë nuk ka vend që të ndjehemi të rehatshëm në këtë drejtim ngase aksidentet në këtë periudhë morrën 16 jetëra njerëzish, një bilans negative që na shqetëson dhe në këtë drejtim në të ardhmen duhet që të ndërmeren masa në aspektin preventive.

Gjatë kësaj kohe poashtu numri I lartë është I personave të lënduar në aksidente edhe atë 471 persona të lënduar rëndë ndërsa dëmi llogaritet mbi 33 milion denarë”, u shpreh Bajrami. Sipas tij, SPB-ja e Tetovës disponon me kapacitete që në të ardhmen të luftojë kriminalitetin që qytetarët të ndjehen më të sigurtë pa dallim të përkatësisë së tyre etnike apo fetare.

Vërejtje:Çdo tekst I huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *