Home / Lajme / Maqedoni / Protestat e opozitës maqedonase antishqiptare

Protestat e opozitës maqedonase antishqiptare

30 dhjetor-“Kur në vitin 1997 u vendosën flamujt shqiptarë në Gostivar dhe Tetovë, Branko nuk iku në Amerikë, por e dërgoi policinë për heqjen e tyre. Ndërsa tani patëm rastin që ta shohim Shqipërinë në Maqedoni. Tërë Shkupi, tërë Maqedonia veriperëndimore ishte e stërmbushur me flamuj shqiptarë. Mua ndoshta nuk më pengojnë shumë ato, por ku ishte patrioti dhe lideri i madh. Por, ai iku për investime pikërisht në atë periudhë”, deklaroi Angelov.

Protestat e opozitës maqedonase kanë nisur edhe me fjalime provokuese dhe antishqiptare.
Stojanço Angelov, lideri i Organizatës “Dinjiteti” që tubon veteranët maqedonas të konfliktit të vitit 2001 në protestën e djeshme ka deklaruar se pikërisht Branko Cërvenkovski si kryeministër i Maqedonisë në vitin 1998 dërgoi policinë dhe hoqi flamujt shqiptarë para komunave të Gostivarit dhe Tetovës, ndërsa Gruevski iku në Amerikë kur Shkupi u mbush me flamuj shqiptarë në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar.
“Kur në vitin 1997 u vendosën flamujt shqiptarë në Gostivar dhe Tetovë, Branko nuk iku në Amerikë, por e dërgoi policinë për heqjen e tyre. Ndërsa tani patëm rastin që ta shohim Shqipërinë në Maqedoni. Tërë Shkupi, tërë Maqedonia veriperëndimore ishte e stërmbushur me flamuj shqiptarë. Mua ndoshta nuk më pengojnë shumë ato, por ku ishte patrioti dhe lideri i madh. Por, ai iku për investime pikërisht në atë periudhë”, deklaroi Angelov.
Partitë shqiptarë jozyrtarisht kanë dënuar deklarimet dhe mesazhet e tilla të opozitës maqedonase, e cila sërish përdor kartën nacionaliste dhe antishqiptare për të tërhequr masat protestuese.

Këto mesazhe nga protestat e opozitës vijnë edhe pse në radhët e saj janë individë të komunitetit shqiptarë të shoqërisë civile, të cilët individualisht përkrahin protestat e opozitës. Organizata “Dinjiteti” është pjesë e koalicionit qeveritar “Lidhja për të Ardhmen”. INA

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *