Home / Lajme / Maqedoni / Protestë e ‘Unionit të së ardhmes’ para selisë së VMRO-DPMNE-së

Protestë e ‘Unionit të së ardhmes’ para selisë së VMRO-DPMNE-së

29 dhjetor-“Nga e hëna i mbarë populli është vendosur nën zgjedhjen e ardhshme – ose do të pranojmë që ta ulim kokën ose do të ngritemi dhe do të luftojmë për lirinë dhe demokracinë tonë. Për ne në LSDM dhe në Unionin e së ardhmes vendimi tani më është sjellë prej shumë kohësh. Kthim mbrapa nuk ka”, tha Cërvenkovski.

– Koalicioni “Unioni për ardhmërinë” sot mbajti protestë para selisë së VMRO-DPMNE-së në Shkup kundër, siç theksuan, rrëzimit të demokracisë dhe shkeljes së Kushtetutës pas ngjarjeve të së hënës në Kuvend.

Paralajmëruan se pas festave të Vitit të Ri, gjegjësisht nga e mërkura, prej orës 18 deri në 19, në Shkup dhe në të gjitha qytetet e tjera do të vazhdojnë me protestat dhe mbajtjen e të a.q parlamente popullore.

Lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski vlerësoi se nga e hëna e këndej Maqedonia nuk është as shtet juridik as demokratik.

“Nga e hëna i mbarë populli është vendosur nën zgjedhjen e ardhshme – ose do të pranojmë që ta ulim kokën ose do të ngritemi dhe do të luftojmë për lirinë dhe demokracinë tonë. Për ne në LSDM dhe në Unionin e së ardhmes vendimi tani më është sjellë prej shumë kohësh. Kthim mbrapa nuk ka”, tha Cërvenkovski.

U dëshiroi qytetarëve që vitit 2013 të jetë vit kur guximi do ta mposht frikën në Maqedoni.

Në protestë fjalim patën edhe lideri PLD-së, Andrej Zhernovski, koordinatori i PRSD-së, Goran Miskovski dhe kryetari i Dinjitetit, Stojançe Angellov.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *