Home / Sport / PSG pastër në krye

PSG pastër në krye

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore prej 3-0 si mysafir i Brest për të forcuar pozitën e parë në tabelë.

Në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa përmendim përjashtimin e Abdoulwahid Sissokos me karton të kuq (34’).

Pas një pasimi fantastik të Christophe Jallet, Zlatan Ibrahimovic e zhbllokoi rezultatin (55’).

Pas rasteve të shumta të mysafirëve, Kevin Gameiro e dyfishoi epërsinë (73’).

Në fund të takimit (90’+2), Bernard Mendy shënoi autogol pas goditjes së Christophe Jallet.

Paris Saint-Germain kryeson në Ligue 1, me tri pikë më shumë se Lyoni që të shtunën luan ndaj Nice.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *