Home / Sport / PSZH konfirmon: Duam Murinjon dhe Ronaldon!

PSZH konfirmon: Duam Murinjon dhe Ronaldon!

Saud Bin Abdulrahman Al-Thani, anëtar i Komitetit Olimpik të Katarit dhe njëkohësisht krahu i djathtë i pronarit të PSZH, Tamim bin Hamad bin Khalifa Al-Thani, ka konfirmuar publikisht interesin e klubit francez për Zhoze Murinjon dhe Kristiano Ronaldon.

I pyetur nga “Canal+” në Francë nëse interesimi për të dy ishte i vërtetë, ai u përgjigj “Po, sigurisht” para kamerave të këtij televizioni, duke i dhënë rrugë spekulimeve të mëtejshme rreth dy portugezëve dhe situatës së krijuar te Real Madrid.
“Kërkohet më e mira për klubin që është i gatshëm të bëjë investimin e duhur në kohën e duhur. Ne jemi një nga klubet më të mira në botë, një ndër më të mirët në Francë dhe shpresojmë që të bëhemi më të mirët në Evropë e pse jo në botë. Ne duam të fitojmë Ligën e Kampioneve”, tregoi Al-Thani.
Kjo deklaratë e bujshme ka konfirmuar të gjithë zërat e muajve të fundit që flitnin për transferimin e dy portugezëve në radhët e klubit francez gjatë verës së ardhshme. Tashmë kuptohet qartë se vizitat e menaxherit Horge Mendes në Paris për të folur me Leonardon nuk kanë qenë për transferimin e lojtarëve të tjerë, por pikërisht për Murinjon e Ronaldon, për të cilët sheiku Al-Thani ka një simpati të veçantë.
Mediat spanjolle mendojnë se pikërisht kjo ofertë e PSZH që ka vënë përpara kontrata multimilionere për të dy portugezët, ka sjellë fillimisht “trishtimin” e shumëpërfolur të Kristiano Ronaldos, ndërsa më pas edhe polemikat e vazhdueshme të Zhoze Murinjos, i cili nuk ka ngurruar të dalë kundër skuadrës dhe kundër tifozëve madrilenë.
Në media spanjolle spekulohet se këto probleme janë krijuar artificialisht nga të dy portugezët, në mënyrë që të bindin Florentino Perez t’i lërë të largohen në fund të këtij sezoni me destinacion Parisin.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *