Home / Lajme / Maqedoni / PUSH: Maqedonia vazhdon proceset e montuara kundër shqiptarëve

PUSH: Maqedonia vazhdon proceset e montuara kundër shqiptarëve

Programi Unik Shqiptar (PUSH) në Maqedoni reagon ashpër ndaj autoriteteve gjyqësore në Tetovë të cilët prej më se një viti malltretojnë psiqikisht katër të rinj shqiptar, drejtues të organizatës Ilirikum Libertas, Valon Kurtishin, Tonuz Papranikun, Petrit Ibrahimin dhe Rinor Sllova të cilët më 28 nëntor 2011 me penelin artistik vizatuan një hartë historike të Shqipërisë në hyrje të qytetit të Tetovës.

“Për fat të keq këta të rinj shqiptar po bëhen viktima të politikës ditore antishqiptare. Apelojmë deri tek partia shqiptare në pushtet që mos të qëndrojë e heshtur kundrejt gjykimeve të montuara, por të ngrejë zërin e arsyes kundër padrejtësive që u bëhen personave në fjalë, sepse ata nuk kanë bërë krim, por kanë paraqitur një realitet historik, një të vërtetë të pamohueshme.Ne, si shoqatë do të qëndrojmë në krah të katër të akuzuarve pa të drejtë dhe publikisht themi se në këtë rast jemi përkrahës të ideologjisë së tyre”, thuhet në reagim.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *