Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria ka pranuar numër rekord të amendamenteve, më shumë sesa 20 vite deri tani

Qeveria ka pranuar numër rekord të amendamenteve, më shumë sesa 20 vite deri tani

21 dhjetor-“Kjo e tregon dëshirën tonë për kompromis. Besoj se do të gjejmë mirëkuptim te opozita dhe do të hapet mundësi për përshpejtimin e procesit dhe sjelljen e buxhetit”, tha Stavreski.

Katërdhjetë e katër amendamente të cilat i pranoi Qeveria është një numër rekord i amendamenteve të parashtruara nga opozita që kur Maqedonia si shtet i pavarur sjell buxhete. Në krahasim nga viti 2002 e këndej janë miratuar nga një deri në dy amendamente të parashtuara nga opozita.

Përveç nga numri, amendamentet e pranuara kanë edhe përfshirje më të madhe fiskale nga deri tani amendamentet e miratuara nga opozita.

Në drejtim të sjelljes së Buxhetit, ndërsa duke marrë parasysh atë se puna e Komisionit për financin dhe buxhet dhe të komisionit ligjdhënës-juridik është bllokuar, zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski dje deklaroi se me shkrim është promoncuar për 44 amendamentet nga të cilat 33 janë parashtuar nga LSDM, 6 nga deputeti Izet Zeqiri, dhe 5 nga PDSH. Ai shtoi se amendamentet janë në vlerë prej 191 milionë denarë nga të cilat 154 milion denarë për amendamentet e parashtruara nga LSDM, dhe nga 18,5 milionë denarë për ato nga deputeti Izet Zeqiri.

“Kjo e tregon dëshirën tonë për kompromis. Besoj se do të gjejmë mirëkuptim te opozita dhe do të hapet mundësi për përshpejtimin e procesit dhe sjelljen e buxhetit”, tha Stavreski.

Opozita me 1226 amendamente të parashtruara, nga të cilat deri tani 158 të kaluara në komisionet, dhe diskutime të gjata e kanë bllokuar sjelljen e buxhetit për vitin 2013.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *