Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria me masa për zgjidhje të çështjes së banimit për rreth 1.200 familje

Qeveria me masa për zgjidhje të çështjes së banimit për rreth 1.200 familje

7 dhjetor-Masa e dytë i përfshin qytetarët të cilët kanë mbetur pa banesa për shkak se atyre u janë marrë me procesin e denacionalizimin dhe u janë dhënë pronarëve të tjerë. Për këta qytetarë do të sigurohen banesa adekuate sipas metrave katrorë me ato në të cilat kanë jetuar. Për realizimin e kësaj mase do të shfrytëzohen ose kapacitetet ekzistuese me të cilat disponon shteti ose më e sigurtë është se do të ndërtohen banesa të reja. Bëhet fjalë për rreth 120 familje.

Dy masa të reja për zgjidhje të çështjes së banimit me të cilat do të përfshihen rreth 1.200 familje janë sjellur në seancën e djeshme qeveritare.

Masa e parë u dedikohet familjeve të cilat nuk kan dokument valid për pronësi të banesës në të cilin jetojnë. Ata, me ndryshimin e dispozitës së miratuar në seancën e fundit të Qeverisë, do të kenë mundësi që ta blejnë banesën me çmime të ulta në mesatare prej 15 deri 30 për qind në krahasim me vlerën në treg. Në qoftë nuk kanë mundësi ta blejnë banesën do t’u ofrohet qira e cila do të jetë me çmime më të ulta nga ato të tregut. Me këtë masë, sipas vlerësimet, do të përfshihen rreth 1.000 familje.

Masa e dytë i përfshin qytetarët të cilët kanë mbetur pa banesa për shkak se atyre u janë marrë me procesin e denacionalizimin dhe u janë dhënë pronarëve të tjerë. Për këta qytetarë do të sigurohen banesa adekuate sipas metrave katrorë me ato në të cilat kanë jetuar. Për realizimin e kësaj mase do të shfrytëzohen ose kapacitetet ekzistuese me të cilat disponon shteti ose më e sigurtë është se do të ndërtohen banesa të reja. Bëhet fjalë për rreth 120 familje.

“Këto masa paraqesin dalje në ndihmë kërkesave të shfrytëzuesve të banesave. Qeveria i përfshin kërkesat e tyre dhe kryen intervenim me ulje të çmimit të banesave lidhur me grupin tregtar në lartësi prej 15 deri 30 për qind dhe sigurim të banesave të reja pë personat të cilët banesat e tyre ua kanë dhënë pronarëve tjerë në mënyrë adekuate me procesin e denacionalizimit”, theksoi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *