Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria miratoi masa për tërheqjen e kapitalit të huaj dhe lehtësim në realizimin e investimeve

Qeveria miratoi masa për tërheqjen e kapitalit të huaj dhe lehtësim në realizimin e investimeve

9 dhjetor-Të dhënat e deritanishme, theksoi Gjeorgjiev, flasin për zhvillimin e kësaj veprimtarie gjegjësisht blerja e pronave nga të huajt në Republikën e Maqedonisë është jashtëzakonisht shumë e vogël.

Qeveria miratoi masa për ndryshimin e Ligjit për të huajt në drejtim të mundësimit që shtetasit e huaj të fitojnë interval më të madh kohor për qëndrim në Republikën e Maqedonisë dhe për marrjen e shtetësisë.

Të dy masat, theksoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev, janë në drejtim të tërheqjes së kapitalit të huaj dhe për mundësim dhe lehtësim të realizimit të investimeve të huaja.

Ai theksoi se qëllimi është lehtësim real i procedurave dhe stimulim i shtetasve të huaj për vendimin për investime të mjeteve në Maqedoni.

Të dhënat e deritanishme, theksoi Gjeorgjiev, flasin për zhvillimin e kësaj veprimtarie gjegjësisht blerja e pronave nga të huajt në Republikën e Maqedonisë është jashtëzakonisht shumë e vogël.

“Vlerësimet janë se me kufizimet të cilat do të abrogohen me ndryshimin e këtyre ligjeve do të rritet atraktiviteti i ofertës, ndërsa edhe nëprmejt animacionit përmes përfaqësive diplomatike konsullare të Maqedonisë dhe prezantimin e drejtpërdrejt të këtyre informatave nëpërmjet promotorëve ekonomikë, roud shout në tregjet e huaja për patundshmëri, pritet që miratimin e ndryshimeve dhe me fillimin e vitit të ardhëm do të kemi të hyrat e para të kapitalit në këtë veprimtari sepse edhe gjatë vizitave të shumta që janë bërë nga ana e përfaqësuesve qeveritarë apo informacioneve që i marrim nga promotorët ekonomikë flasin se Republika e Maqedonisë është atraktive për të huat për blerjen e pronës, shtëpisë apo banesës”, tha Gjorgjiev.

Por, shtoi zëdhënësi qeveritar, për numrin e saktë nuk mund të japim projekte konkrete, por pritet të kemi përparim serioz në këtë veprimtari prej të cilës dobi do të kenë qytetarët

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *