Home / Sport / Rastesi apo konspiracion? Shorti ne Champions League i njejti me ate ne prova

Rastesi apo konspiracion? Shorti ne Champions League i njejti me ate ne prova

Eshte hedhur dje shorti per fazen e ardhshme me eliminim direkt ne Champions League, ku menjehere do te shijojme 3 superndeshje, Real-United, Milan-Barcelona dhe Bayern-Arsenal

Gjasat qe dy here te percaktohen ciftet per te teten e finales se Champions League jane 0,00005 per qind. Megjithate, pikerisht nje situate e tille ka ndodhur sot ne Nion te Zvicres, ku ciftet identike jane percaktuar edhe ne shortin final. Ne proven e shortit, qe zakonisht behet para ceremonise zyrtare, Steve Mcmanaman, ish-reprezentuesi i Anglise, i ka nxjerr keto cifte: Valencia – PSG, Real Madrid – Manchester United, Milan – Barcelona, Shakhtar – B. Dortmund, Arsenal – Bayern, Porto – Malaga, Celtic – Juventus dhe Galatasaray – Schalke. Jo shume gjate me pas, kur shorti ka filluar edhe zyrtarisht, ka ndodhu nje befasi interesante. Edhe pse gjasat qe dicka e tille te ndodh kane qene nje ne dy milione tentime, shorti ka percaktuar qe ne te teten e finales pikerisht te takohen te njejtit rivale: Valencia-PSG, Real Madrid-Manchester United, Milan-Barcelona, Shakhtar-Borussia Dortmund, Arsenal-Bayern Munchen, Porto-Malaga, Celtic-Juventus dhe Galatasaray-Schalke.

Champions, Reagimet pas shortit te Nyonit
Pas shortit te 1/8 te finaleve te Champions League, i hedhur ne Nion te Zvicres, vijne reagimet e para. Sigurisht qe jo te gjithe jane te kenaqur nga perzierja e goglave, pasi per disa ekipe shorti ka qene i favorshem dhe per te tjera i pameshirshem. Edhe kete vit do te Milani duhet te mase forcat me Barcelonen. Reali i Madridit ka nje perballje te veshtire ndaj Manchester United, ku pritet rikthimi i Ronaldos ne Old Trafford. Me i lehte duket ne leter shorti per Juventusin. Reagimet e drejtuesve jane te ndryshme, ku mbizoteron vleresimi per kundershtarin, pavaresisht emrit apo tradites.

Josep Maria Bartomeu
“Mendojme qe Milan eshte nje nga skuadrat me te mira ne Evrope. Ata po permiresohen dhe do te kemi nje tjeter ndeshje te mire Milan-Barcelona.”

Neil Lennon
“Juventusi eshte shume i forte, por edhe ne nuk jemi keq. Mendojme se gjithcka eshte e mundur. Juventusi eshte i mbushur me lojtare te medhenj dhe prej 18 muajsh po tregon gjera te jashtezakonshme. Shorti mund te ishte me bujar per ne ashtu sic mund te ishte edhe me i eger.”
Ashtu sic u vu re ne shortin e hedhur ne Nion, skuadrat e para ne grup kane avantazhin se ndeshjet e kthimit do ti luajne ne shtepi. Pas perfundimit te kesaj faze do te hidhet shorti per te percaktuar rrugen e skuadrave deri ne finale.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *