Home / Lajme / Maqedoni / RDK mban sot Kongresin e parë

RDK mban sot Kongresin e parë

RDK si partia më e re e shqiptarëve në Maqedoni, e udhëhequr nga prof.dr. Rufi Osmani, kryetar aktual i komunës së Gostivarit, arriti që në zgjedhjet e fundit parlamentare të fitojë dy deputetë në Parlamentin e Maqedonisë.

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) sot në Tetovë do të mbajë kongresin partiak për të zgjedhur strukturat e larta partiake, një vit pas themelimit të saj.
RDK si partia më e re e shqiptarëve në Maqedoni, e udhëhequr nga prof.dr. Rufi Osmani, kryetar aktual i komunës së Gostivarit, arriti që në zgjedhjet e fundit parlamentare të fitojë dy deputetë në Parlamentin e Maqedonisë.
Kongresi fillon në mesditë duke vijuar me zgjedhjen e kryesisë së punës, fjalimin e liderit Rufi Osmani si dhe fjalimet e mysafirëve. Në Kongresin e kësaj partie si mysafirë janë konfirmuar lideri i Vetëvendosje!, Albin Kurti, lideri i LDK-së Isa Mustafa, përfaqësues të AAK-së, përfaqësues të partive politike në Maqedoni, ndërsa nga Shqipëria është konfirmuar prania e përfaqësuesve të lartë të PD, PS, LSI dhe partive tjera. Në kongres do të jenë të pranishëm edhe kryetarët e komunave të Ulqinit dhe Bujanocit, kori diplomatik, por edhe mysafirë të tjerë përfshirë edhe diaspora.
Në këtë kongres të parë dot bëhet zgjedhja e kryetarit të RDK-së, zgjedhja e anëtarëve të Kuvendit Qendror të RDK si dhe zgjedhja e anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës të RDK. Kongresi i kwsaj partie vjen edhe nw prag tw parapwrgaditjeve pw zgjedhjet lokale tw marsit 2013.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *