Home / Lajme / Maqedoni / Reagime ndaj fjalimit të presidentit Ivanov

Reagime ndaj fjalimit të presidentit Ivanov

18 dhjetor-Fjalimin vjetor të presidentit nuk e kanë ndjekur deputetët e RDK-së dhe të PDSH-së.Flamure Kreci nga RDK-ja theksoi se ajo dhe Izet Zeqiri nuk kanë qenë të pranishëm në seancë për shkak se Ivanovi asnjëherë nuk i ka prezantuar nevojat dhe interesat e shqiptarëve.

Fjalimi vjetor i presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga deputetët e partive qeveritare u vlerësua si fjalim i vërtetë shtetëror, ndërsa opozita konsideron se ai edhe një herë nuk ka arritur të dalë nga presioni partiak.

Fjalimin vjetor të presidentit nuk e kanë ndjekur deputetët e RDK-së dhe të PDSH-së.

Flamure Kreci nga RDK-ja theksoi se ajo dhe Izet Zeqiri nuk kanë qenë të pranishëm në seancë për shkak se Ivanovi asnjëherë nuk i ka prezantuar nevojat dhe interesat e shqiptarëve.

“Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot kishim fjalim të vërtetë shtetëror të presidentit Gjorge Ivanov. Ai ka bërë gjithçka që mundet që ta promovojë Republikën e Maqedonisë dhe t’u ndihmojë qytetarëve”, deklaroi Silvana Boneva nga VMRO-DPMNE. Puna e tij shtetërore, konsideron ajo, në 26-të vizitat në vendet e huaja dhe 86 takimet me burrëshetasit e huaj, me shefa të shteteve, përmes të cilëve ka lobuar për atdheun tonë.

Shefi i shtetit, thotë ajo, dha pikëvështrimin e saj të qartë për gjendjet ekonomike me të cilat përballet Republika e Maqedonisë, për përballjen me krizën ekonomike, megjithatë e ndau edhe ndjesinë e dëshpërimit me të gjithë qytetarët nga Samiti i Brukselit dhe nga mosmarrja e datës për bisedime.

Për Liljana Popovskën, deputete e RDM-së fjalimi i presidentit ishte shumë i ndershëm dhe realist. “U treguan edhe sukseset, megjithatë edhe problemet me të cilat ballafaqohet Maqedonia në vitin 2012”, deklaroi mes tjerash Popovska.

Deputeti Pavle Trajanov nga LD kërkoi falje që nuk ka përgatitur paraprakisht fjalim, sepse, siç tha, deputetët e opozitës kanë ardhur që të japin deklarata me teza paraprakisht të përgatitura. “Ivanovi për herë të parë kishte fjalim mjaft kritik, me elemente të politikës së lartë ose thënë shkurtfjalim shtetëror. Theksoi dy gjëra të rëndësishme, e ajo është çështja për marrëdhëniet me shtetet fqinje dhe i hapi çështjet të ndërlidhura me stabilitetin e brendshëm, sidomos çështjet për gjendjet e përgjithshme ndëretnike në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Petrov.

Deputetët e opozitës konsiderojnë se Ivanovi nuk ka arritur të dalë nga presioni partiak dhe se është vetëm zëdhënësi i Qeverisë.

“Fat i madh që presidenti Ivanov ka detyrim kushtetues të drejtohet para Parlamentit që të mundemi ta dëgjojmë, ndryshe kishte rrezik që heshtja e tij të vazhdonte, ndërsa për fat të krq opinioni me të drejtë këtë vit priste për shumë punë të rëndësishme ai ta shprehë qëndrimin e tij”, deklaroi Andrej Petrov nga LSDM-ja.

Ai vlerësoi se sot presidentit Ivanov është vendosur në funksionin që të jetë zëdhënës dhe hije e besueshme e kryeministrit dhe e vuri veten në funksion të partisë qeveritare.

Zhgënjim përfundimtar nga fjalimi i Ivanovit sot shprehu deputeti Erdogan Saraç. “Jam i ofenduar nga ajo që konsideroj se nuk jam një nga ata që me fuqi e pengojnë miratimin e buxhetit. Unë me amendamentet e mira kërkoj ujëm, arsim, infrastrukturë për turqit”, tha Saraç.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *