Home / Sport / Real Sociedad vendos në fanellë emrat e tifozëve

Real Sociedad vendos në fanellë emrat e tifozëve

Skuadra e Real Sociedad ka vendosur të tregojë vlerësimin për tifozët e saj, duke vendosur emrin e tyre në fanellat e ekipit, pasi aktualisht nuk ka një sponsor për fanellën. Sipas vendimit të klubit, çdo lojtar do të mbajë një emër të ndryshëm të 25 mijë të abonuarve që të kësaj skuadre, emër që do të vendoset në mënyrë të dukshme në pjesën ky zakonisht vendosen emrat e sponsorëve.

Sociedad e quan këtë iniciativë të vlerësimit të tifozëve me sloganin “Ne ju mbajmë ju në fanellat tona”.
Emrat e anëtarëve të klubit që do të vendosen në fanella zgjidhen rastësisht me short. 22 të parët panë emrat e tyre në fanella gjatë një sporti televiziv publicitar, ndërsa 22 të tjerë u përzgjodhën dhe “debutuan” me ekipin në ndeshjen e të enjtes ndaj Seviljes.
Ndonëse të ardhurat nga anëtarësimet në fillim të sezonit nuk përfaqësojnë shuma të mëdha për klubet elitare të futbollit evropian, kjo iniciativë e Real Sociedad pritet të shërbejë për të rritur kontributin e tifozëve në klub dhe numrin e anëtarëve.
Në sezonin e kaluar, thuajse gjysma e skuadrave të kampionatit spanjoll nuk kishte emra sponsorësh në fanella, ndaj filluan të shpiknin mënyra të reja për të bërë marketing.
Valencia vendosi adresën e saj të Twitter në vend të sponsorit, ndërsa Sevilja bëri tifozët të paguanin në mënyrë që të kishin foton e tyre në pjesën ku vendoset numri.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *