Home / Lajme / Maqedoni / Regjistrohet konsum rekord i energjisë elektrike

Regjistrohet konsum rekord i energjisë elektrike

13 dhjetor-Konsumi i energjisë elektrike gjatë këtij muaji është rritur për 25 për qind, si rezultat i dallimeve të temperaturave, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar pothuajse është barazuar dhe ka vetëm dy për qind në shumë në krahasim me ditën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në Maqedoni dje është regjistruar konsum rekord i energjisë elektrike në dhjetor. Sipas informacioneve të EVN-Maqedoni janë harxhuar 23,97 milionë kilovat orë energji elektrike. Konsum rekord është regjistruar edhe në Shkup me 9,9 milionë kilovat orë energji elektrike, që është për 9 për qind më shumë në krahasim me këtë datë vitin e kaluar gjatë temperaturës prej 10 gradë Celsius, në vend të së djeshmes prej zero gradë.

Konsumi i energjisë elektrike gjatë këtij muaji është rritur për 25 për qind, si rezultat i dallimeve të temperaturave, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar pothuajse është barazuar dhe ka vetëm dy për qind në shumë në krahasim me ditën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga EVN-Maqedoni theksojnë se për momentin nuk ka ndërprerje më të mëdha me furnizimin. Ndërprerjet janë më të gjata vetëm në vendet të cilat janë më të vështira për qasje dhe në rajonet e larta malore. Në qytetet ose në rrjetin me tension të ulët nuk ka ndërprerje më të mëdha, ato janë ndërprerje anësore në disa lagje të caktuara ky zakonisht pësojnë siguresat dhe nga moti i keq dëmtohen kabllot. Në raste të këtilla ekipet vazhdimisht janë në terren dhe i menjanojnë shpejtë defektet. Kudo ku vendi ka qasje do të arrijmë edhe në pjesën më të madhe që sot nga fundi i ditës do të sigurohet furnizimi me energji elektrike.

“Në vendet malore ku nuk ka qasje dy ditë ekipet po punojnë në locimin e defektit në largpërçuesit Kosel – Pesoçan dhe Mesheishte – pesoçan. Defekti është locuar, bora ka rënë në kabllot të cilat më pas nga era dhe moti i keq kanë prekur dhe tani e gjithë ajo trase është mbështjellë me akull. Po sanohet defekti dhe largpërçuesi së shpejti do të lëshohet. Intensivisht në kushte të këqija ekstreme po punohet edhe në mënjanimin e defekteve në fshatrat malore Lazaropole, Mogorçe, Gari, Prisojnicë, Trebishte, Jabllanicë dhe sipas informacioneve nga terreni do të mënjanohen deri në fund të ditës. Në kushte të këqija po punohet në sigurimin e gjendjes së përçuesit në rajonin e Kërçovës si dhe në atë të Gostivarit. Në rajonin e Shkupit po punohet në ndërprerjet në lagjet Gjorçe Petrov, Shishevë, Matkë e Epërme dhe e Poshtme”, njoftoi zëdhënësi i EVN-Maqedoni, Atanas Kovaçevski.

Ai shtoi se mbrëmë në orën 23 e 45 minuta gjatë intervenimit në trafostacionin në Gjorçe Petrov dy të punësuar në EVN Maqedoni nga ekipi për intervenime të shpejta janë lënduar lehtë në një shpërthim të ndërprerësit. Rrobat e punës i kanë mbrojtur nga lëndime më të mëdha dhe kështu kanë kaluar me të djegura më të lehta. “Natyra e punës tonë është e tillë dhe të punësuarit tanë të cilët në kushte të këqija të motit punojnë vazhdimisht në hapsira të hapura u nënshtrohen rreziqeve të këtilla. Për fat në këtë rast kaluan me të djegura më të lehta”, theksoi Kovaçevski.

Ekipet e EVN-së, siç tha, ishin në terren dhe kanë punuar në mënjanimin e ndërprerjes në rrjet, në temperatura ekstreme të ulëta, që të munden shfrytëzuesit të kenë furnizim normal.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *