Home / Sport / Rekordmeni Mesi i dorëzon Iniestas “Topin e Artë”

Rekordmeni Mesi i dorëzon Iniestas “Topin e Artë”

Fitorja 2-1 ndaj Betis në ndeshjen e të dielës ka gëzuar Lionel Mesin, i cili ka thyer rekordin 40 vjeçar të Gerd Myler, duke shënuar 86 gola në një vit kalendarik. Por në këtë vit historik për të, argjentinasi mendon se është një futbollist tjetër që e meriton “Topin e Artë”, shoku i tij i skuadrës, Addres Ineista.

“Nuk do të më vinte aspak keq sikur “Topin e Artë” ta merrte Andres Iniesta. Ai e meriton plotësisht atë për gjërat që po bën ndeshje pas ndeshje. Një trofe i tillë do të ishte një çmim edhe për skuadrën”, tha Mesi në përfundim të ndeshjes.
Sipas tij, rekordet e thyera janë shumë të bukur, por e rëndësishme është të sigurohen trofetë në fund të sezonit.
“Është shumë gjë e bukur të thyesh këtë rekord, për atë që nënkupton, por është më e rëndësishme fitorja, që na mundëson të ruajmë distancën me pjesën tjetër të skuadrave, kjo është ajo që kërkonim nga kjo ndeshje. Objektivi im kur filloi sezoni ishte të arrija edhe një herë të fitoja gjithçka në nivel skuadre: Kampionatin, Ligën e Kampioneve dhe Kupën. Ky vazhdon të jetë objektivi kryesor”, konfirmoi sulmuesi argjentinas.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *